Një operacion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizaj, në kuadër të një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit dhe Kryeprokurorit të PSRK-së.
“PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, theksohet në njoftim./teve1.info/







