TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sekretari Organizativ i LVV-së deklarohet për kërkesën e përsëritjes së votimit me postë

nga TËVË 1
8 Mars, 2025
7
A A
“Kaos” në qendrat komunale të numërimit

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe që të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin.

Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama, për Tëvë1 ka folur rreth kësaj ankese.

Rama thotë se dyshimet e LVV-së së kanë të bëjnë me rritjen “artificiale” të LDK-së me mbi 400% krahasuar me votimin në përfaqësi diplomatike.

“Po, ne tashmë jemi ankuar rreth procesit të votimit me postë, pas dyshimeve për manipulim të votave, për të cilat e kemi shprehur qëndrimin tonë edhe publikisht. Për shkak të këtyre dyshimeve, ne kemi kërkuar përsëritjen e votimit me postë. Dyshimet tona për parregullsi pikësëpari kanë të bëjnë me rritjen artificiale të LDK-së me mbi 400% krahasuar me votimin në përfaqësi diplomatike.Mijëra fletëvotime tregojnë qartë një shabllon të përsëritur, të plotësuara me të njëjtat shenja që tregojnë votën për partinë e preferuar (LDK-në) dhe kandidatët me numër Lumir Abdixhiku 1, Kujtim Shala 2, Doarsa Kica Xhelili 3, Hysen Çekaj 80, ndërsa më pas kandidatëve të tjerë si: Bahrije Hyseni 99, Alban Zogaj 22, Gazmend Muhaxheri 5, Jeta Rafuna Hasani 45, dhe Fatmir Asllani 61”, tha ai.

Sipas tij, fletëvotimet duken kopje, që pastaj “ngre dyshime mbi autenticitetin e tyre.

“Shumë nga këto fletëvotime duken si kopje identike, ngjashmëri kjo që ngre dyshime mbi autenticitetin e tyre, sepse kur fletëvotimet printohen nga pajisje të ndryshme, margjinat e tyre mund të lëvizin lehtë, duke krijuar ndryshime të vogla që i bëjnë ato të duken të dallueshme nga njëra-tjetra. – Poashtu nga hulumtimet tona ka dalë në pah se në listën e votuesve për votim me postë janë me mijëra persona të regjistruar me numra të telefonit dhe email adresa të njëjta. Pesë deri në 40 persona të ndryshëm janë regjistruar duke përdorur numrin e njejtë të telefonit dhe adresën e njejtë të emailit. – Po ashtu kemi një shpërputhje totale të rezultateve nga votim fizik në përfaqësi diplomatike. Nga mbi 15 mijë votues të mërgatës në përfaqësi diplomatike LDK mori vetëm 1109 ose 7.30%, ndërsa nga rreth 62 mijë votues me postë LDK morri 18933 vota ose 30.55 %”, thotë ai.

Ndërkohë, Rama thotë rritja “artificiale” e LDK-së ngre dyshime se kjo parti ka bërë manipulime.

“Pastaj kemi edhe shpalljen e pavlefshme të mijëra fletëvotimeve nga mërgata nga ana e numëruesve në QNR me arsyetimin se qytetarët nuk i kanë shtypur ato siç duhet. Insistimi ynë për të mos i shpallur të pavlefshme këto fletëvotime e ka bazën ne Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së (NR. 12/2024 për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe Menaxhimin e Vendvotimit) ku thuhet qartë: “Vota është e vlefshme kur votohet vetëm një subjekt politik dhe kuptohet qartë qëllimi i votuesit.” Në të gjitha këto fletëvotime figuron vetëm një subjekt politik që është Lëvizja Vetëvendosje! që është dëshmi e qartë e qëllimit të votuesve. Edhe për këtë kemi bërë ankesë por PZAP ka marrë vendim që vetëm 21 fletëvotime, të cilat ne i kemi dërguar si mostër të shpallen të vlefshme, por jo edhe të tjerat. – Rritja artificiale e LDK-së sic e kemi theksuar gjatë këtyre ditëve të fundit krijojnë dyshim të bazuar se kjo parti ka bërë manipulim të rëndë, duke keqpërdorur vullnetin e bashkatdhetarëve tonë. – Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është thelbësore që Republika e Kosovës të vazhdojë të ecë përpara me standardet e larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta, të ndershme dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj”./teve1.info/

Tags: Alim RamaLVVTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ekstradohet nga Kosova në SHBA kreu i tregut kriminal online

Ekstradohet nga Kosova në SHBA kreu i tregut kriminal online

Maloku: Opozita s’e do votimin e fshehtë nga frika se iu del nga kontrolli ndonjë deputet

Maloku: Opozita s’e do votimin e fshehtë nga frika se iu del nga kontrolli ndonjë deputet

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Protestojnë OVL – UÇK-ja për konferencën e Trendafilovës, në shenjë revolte hedhin tym të zi

Protestojnë OVL – UÇK-ja për konferencën e Trendafilovës, në shenjë revolte hedhin tym të zi

Anulohet konferenca e Trendafilovës, OVL-ja kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Anulohet konferenca e Trendafilovës, OVL-ja kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Policia e Kosovës arreston një person për tentim-vrasje në Pejë

Policia e Kosovës arreston një person për tentim-vrasje në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X