Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën do të presë në takim sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Sipas Presidencës së Kosovës takimi do të zhvillohet në orën 8:25, ndërsa më pas Osmani dhe Lammy do të deklarohen për media.
“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës./teve1.info/