TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës

Kosova voton për herë të dytë këtë vit në zgjedhje parlamentare. Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass kërkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar këtë vit.

Në një intervistë për DW, Seebass thotë se nëse Kurti nuk ia del të angazhohet në dialog me partitë e tjera, pritet një bllokim i mëtejshëm edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tutje, ajo kritikon edhe qasjen e Kurtit në raport me ndërkombëtarët.

“Për shkak të situatës politike në Serbi, afrimi me BE aktualisht është shumë vështirë, veçanërisht nën Kurtin, por Kosova mund të bëjë përparim të konsiderueshëm si në nivel vendas ashtu edhe në politikën e jashtme me zbatimin e Asociacionit”, shton Seebass.

Duke folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, e edhe të ShBA-së, e cila e pezulloi dialogun e planifikuar strategjik, Seebass thotë se “masat dhe bllokadat drejtohen kundër Kurtit dhe politikave të tij të njëanshme, veçanërisht mungesës së konsultimeve dhe përshkallëzimeve në komunat veriore”.

“Në vend që të denoncojë trajtimin e pabarabartë krahasuar me Serbinë, qeveria duhet të kuptojë se është në pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-së. Masat janë ligjërisht në një zonë gri, kërkohet unanimitet për shfuqizimin e tyre, por shumë vende duan të shohin që Kosova të bëjë lëshime e para. Mund të supozohet se partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër përveç Kurtit”, u shpreh ajo në këtë intervistë.

Sipas saj, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk përbën rrezik, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh). Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të – do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Sërpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar”, theksoi ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass.

Ajo është e mendimit se Serbia nuk do t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara me Kosovën.

“BE-ja në fakt ka shumë leva për të sjellë progres në zbatimin e marrëveshjeve, por mungojnë vullneti politik dhe, mbi të gjitha, uniteti. Prandaj, shoh më shumë potencial veprimi në një koalicion shtetesh që marrin drejtimin këtu dhe ofrojnë stimuj pozitivë dhe negativë. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale në Serbi, kjo strategji do të vinte vite me vonesë, nuk shoh që Serbia do të zbatojë marrëveshjet në vitet e ardhshme”, theksoi Seebass.

Duke iu kthyer situatave të mëhershme të brendshme politike në Kosovë, Seebass thotë se Kurti e kishte shfrytëzuar situatën e vitit 2018 kur BE-ja refuzonte t’ia hiqte vizat Kosovës. Ajo thotë se veprimet e mëvonshme të njëanshme të Kurtit dhe bllokimi i muajve të fundit “kanë luajtur një rol të madh në atë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës ndihen të ofenduar, reputacioni ndërkombëtar i Kosovës ka pësuar dëme të konsiderueshme”.

Tags: albin kurtiseebassTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Policia thotë se situata është e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kjo është gjendja aktuale në pikat e vendkalimeve kufitare

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Biografia e kandidatit për deputet Dritan Bajramaj

Biografia e kandidatit për deputet Dritan Bajramaj

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

Policia thotë se situata është e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kjo është gjendja aktuale në pikat e vendkalimeve kufitare

10 të plagosur nga sulmet izraelite në Liban, ndërsa amerikanët kërkojnë çarmatimin e Hezbollahut

Hezbollahu i bën thirrje qeverisë libaneze të refuzojë kërkesën izraelite për çarmatosjen e grupit

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

​Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

​Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar Airbus

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar Airbus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën