TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Seancë solemne në Mitrovicë të veriut

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Seancë solemne në Mitrovicë të veriut

Për herë të parë që nga paslufta, në komunën e Mitrovicës së Veriut, Kuvendi Komunal ka mbajtur seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në tri komunat tjera veriore nuk pati organizime, ndërsa nga Policia kanë bërë të ditur se gjithçka ka shkuar qetë.

U mblodhën bashkë të shtunën.

Fillimisht u lëshua himni i flamurit të Republikës.

Për herë të parë nga paslufta, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mbajti një seancë solemne në nder të Pavarësisë së Kosovës.

Pjesë e kësaj seance ishin asamblistët komunalë edhe nga radhët e komunitetit jo shumicë.

Nismëtari i kësaj seance, vlerësoi lartë sakrificën e qytetarëve.

“Në periudhën 16-vjeçare, pjesa veriore është sakrifikuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe na kurrë nuk do ta harrojmë sakrifikimin e popullatës se jemi mësuar për ditë, se shteti don përkushtim andaj edhe ndjejmë obligim, andaj jemi të obliguar ti kryejmë obligimet që i kemi ndaj qytetarëve tanë”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunat të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin.

E kryetari i kësaj komune, Erden Atiq tha se gjatë vitit 99-të, Kosova u ballafaqua me dëbime e masakra, por nuk u dorëzua.

“Kosova përjetoi dhunën, dëbimin dhe masakrën por nuk u thye. Intervenimi i NATO-së në pranverën 99, ishte një ngjarje madhështore në historinë e njerëzimit. Vlerat morale dhe parimet e të drejtave njerezore triumfuan mbi doktrinën e sovranitetit shtetërorë”, tha kryetari i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq.

Ndryshe nga komuna e Mitrovicës së veriut, në komunat e tjera veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq nuk pati ndonjë aktivitet.

Por, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci tha për TËVË1, se në komunën e tij, kanë festuar një ditë para.

“Dje kemi festuar, do të thotë ka qenë një numër i madh i qytetarëve shqiptar, kemi bërë vizitë në Prekaz, te varreza e heroit kombëtar, Isa Boletini”, tha kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ndërsa, për situatën në veri dha detaje zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës vazhdimisht ka plane operative që punon për raste të ndryshme, ose festë fetare ose si sot që është kjo festë. Edhe kjo nuk përjashton, policia ka plane të veta për çdo ditë për çdo natë, mbrëmë, sonte, kemi plane operative të cilat i punojmë edhe që pres t’i zbatojmë në terren, çdo ditë mbrëmë dhe sonte do jemi në rrugët e veriut të vendit”, u shpreh zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Tëvë 1 ka tentuar të marrë deklaratë edhe nga qytetarët e komunitetit serb, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për televizionin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Protestë në Jarinjë, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën