TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seancat e gjykatës së lartë të OKB-së: Izraeli e ka kthyer Gazën në një “varr masiv”

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Seancat e gjykatës së lartë të OKB-së: Izraeli e ka kthyer Gazën në një “varr masiv”

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë po mban seancë dëgjimore në lidhje me detyrimin e Izraelit për të lehtësuar ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Asaj i është drejtuar ambasadori palestinez në Holandë, Ammar Hijazi,  me argumente gojore të hënën, ku tha se po qëndron në emër të njerëzve të persekutuar që luftojnë për të mbijetuar në Gaza.

Hijazi akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar në territoret e pushtuara, shkruan AP.

“Izraeli po vret nga uria, po vret dhe po zhvendos palestinezët, ndërkohë që synon dhe bllokon organizatat humanitare që përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre”, tha ai në gjykatë.

Seancat janë përqendruar në një kërkesë të vitit të kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila i kërkoi gjykatës të peshonte mbi përgjegjësitë ligjore të Izraelit pasi vendi bllokoi agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë që të vepronte në territorin e tij.

Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështjet Ligjore, Elinor Hammarskjöld tha se “masat e marra nga fuqia pushtuese për të garantuar sigurinë e saj duhet të ushtrohen në një mënyrë që nuk do t’i mohojë organizatave të paanshme humanitare si Kombet e Bashkuara aftësinë për të kryer skema ndihme”.

Seancat dëgjimore u hapën pasi sistemi i ndihmës humanitare në Gaza po shkon drejt kolapsit . Izraeli ka bllokuar hyrjen e ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera humanitare që nga 2 marsi.

Ai rinovoi bombardimet e tij më 18 mars, duke thyer armëpushimin dhe pushtoi pjesë të mëdha të territorit, duke thënë se synon të shtyjë Hamasin të lirojë më shumë pengje.

Hamasi ka pranuar të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të një armëpushimi të përhershëm dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, gjë të cilën Izraeli e ka refuzuar.

Programi Botëror i Ushqimit tha javën e kaluar që rezervat e tij ushqimore në Rripin e Gazës kanë mbaruar, duke i dhënë fund një burimi kryesor të ushqimit për qindra mijëra palestinezë, pasi shumë familje po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre .

Në total, në seancat dëgjimore ne Hagë janë planifikuar të marrin pjesë 40 shtete dhe katër organizata ndërkombëtare. ShBA është planifikuar të flasë të mërkurën.

Gjykata ka të ngjarë të marrë muaj për të vendosur. Ekspertët thonë se vendimi, megjithëse jo ligjërisht i detyrueshëm, mund të ndikojë thellësisht në jurisprudencën ndërkombëtare, ndihmën ndërkombëtare për Izraelin dhe opinionin publik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Protestuesit nisin marshimin në Tiranë

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Dogana parandalon kontrabandën me fishekë për gjueti

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën