Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka filluar të japë dëshminë e tij.
Seanca është mbyllur për publikun, pasi Kokalla pritet të flasë për raportet personale mes Naim Murselit dhe Liridonës. Ai ka theksuar se nuk janë përfshirë në procesverbal të gjitha deklaratat që ka dhënë gjatë intervistimit në polici.
Gjykata ka vendosur që pjesa e diskutimeve mbi marrëdhëniet personale të jetë e mbyllur, për të ruajtur privatësinë dhe sigurinë e të përfshirëve në rast.




