TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Shkruan: Selam Shkodra 

Ish-kryeministri i Turqisë dhe mësusi politik dhe ideologjik i presidentit Erdogan Necmettin Erbakan thoshte: “së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset” Erbakan elaboronte se nëse një shtet nuk ka institucione të forta, pasuritë (nafta, gazi, mineralet etj) mund të bëhen mallkim, jo bekim.”

Kosova konsiderohet një vend me potencial të madh natyror. Ajo posedon rezerva të konsiderueshme të linjitit, minerale si plumbi, zinku dhe nikeli, si dhe pasuri të tjera nëntokësore që për dekada janë parë si bazë për zhvillim ekonomik. Kompleksi Trepça është një ndër shembujt më të njohur të këtij potenciali, që dikur përbënte një nga shtyllat kryesore industriale të rajonit.

Megjithatë, pavarësisht këtyre resurseve, zhvillimi ekonomik i vendit nuk ka qenë në nivelin që pritej. Kjo lidhet drejtpërdrejt me sfidat institucionale sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, menaxhimi transparent i pasurive publike dhe profesionalizmi në vendimmarrje. Kur këto elemente nuk janë mjaftueshëm të forta, resurset rrezikojnë të mos shfrytëzohen si duhet, ose të keqpërdoren.

Në këtë kontekst, mesazhi i Erbakanit është shumë aktual për Kosovën. Para se të shpresohet se pasuritë natyrore do ta transformojnë ekonominë, duhet të ndërtohen institucione të besueshme dhe funksionale. Kjo nënkupton gjykata të pavarura, administratë profesionale dhe politika ekonomike afatgjata që mbrojnë interesin publik.

Vetëm atëherë resurset e Kosovës mund të shndërrohen në mirëqenie reale për qytetarët përmes investimeve, vendeve të punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përndryshe, ekziston rreziku që ato të mbeten potencial i pashfrytëzuar ose të shndërrohen në burim pakënaqësie dhe padrejtësie.

Në fund, për Kosovën ashtu si për çdo vend tjetër rruga drejt zhvillimit nuk fillon nga pasuria nën tokë, por nga forca e shtetit mbi tokë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën