TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Scholzi e Macroni i shkruajnë letër Kurtit: Tregoni gatishmëri për vendime të vështira

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Serbia kërcënim për Kosovën – rritja e forcave të KFOR-it, nevojë urgjente

Kancelari gjerman Olaf Scholz-Kryeministri Albin Kurti

Në këtë letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor, normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

Po ashtu, Scholz e Macron kanë njoftuar Kurtin se kanë ngarkuar me punë këshilltarët e politikës së jashtme dhe sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij.

Të njëjtën letër gjatë ditës e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Letra e plotë drejtuar Kryeministrit Kurti:

I dashur Kryeministër,

Po ua adresojmë këtë letër në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës na duhet të bëjmë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale.

Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë.

Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik.

Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij.

Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt.

Shpresojmë shumë që kjo iniciativë do të ketë interesin dhe përkrahjen tuaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Gjilan

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Gjilan

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën