TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Scholz në vizitë të papritur në Kiev, ndan ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Scholz në vizitë të papritur në Kiev, ndan ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka bërë një vizitë të papritur të hënën në Ukrainë, për të rikonfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit, teksa lufton pushtimin rus.

Ai është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, dhe ka thënë se armët do të arrijnë në Kiev deri në fund të vitit.

“Kam udhëtuar me tren drejt Kievit përgjatë natës, drejt një vendi që po mbron veten kundër agresionit rus për më shumë se 1.000 ditë”, ka thënë Scholz përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ai ka thënë përmes një deklarate se “Ukraina e ka mbrojtur veten në mënyrë heroike kundrejt luftës agresive të Rusisë”.

“Përmes rikthimit tim këtu në Kiev, dua të shpres solidaritetin tim me Ukrainën”, ka thënë Scholz, i cili përballet me zgjedhje të reja në shkurt.

“Dua ta bëj të qartë prej këtu që Gjermania do të mbetet mbështetësja më e madhe evropiane e Ukrainës”.

Ai ka thënë se “Ukraina mund të mbështetet te Gjermania”.

Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo thirrje telefonike është zhvilluar në kohën e spekulimeve se çfarë do të thotë për Ukrainën udhëheqësia e re amerikane që nis punën në janar.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

​Kamberi ngre zërin në Parlamentin serb për bllokimin e Fondit të Kosovës për shqiptarët e Luginës

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Papa Leo XIV vlerëson Turqinë si një burim stabiliteti dhe dialogu

Papa Leo XIV vlerëson Turqinë si një burim stabiliteti dhe dialogu

Venezuela ndalon fluturimet e gjashtë linjave kryesore ajrore mes tensioneve me SHBA

Venezuela ndalon fluturimet e gjashtë linjave kryesore ajrore mes tensioneve me SHBA

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 27.11.2025

“InfoNata” 27.11.2025

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën