TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Scholz, Macron e Meloni: Kosova ta bëjë Asociacionin e Serbia njohjen de-facto

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria për takimin e Kurtit me krerët evropianë: Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Është kërkuar që Asociacioni të themelohet sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.

“Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mavronit, Scholzit dhe Melonit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Liderët evropianë kanë thënë se mirëpresin angazhimin e të dyja palëve, pas takimeve të së enjtes në Bruksel.

“Kemi marrë parasysh komentet e bëra nga të dy liderët e Kosovës dhe Serbisë për statutin evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për zbatim. Draftstatuti që kemi prezantuar dhe e shtyjmë përpara plotësisht, përfshin një mënyrë moderne evropiane për ta trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuara nga palët”, thuhet në letër.

“Prandaj, edhe një herë nënvizojmë pritshmërinë tonë nga palët që t’i jetësojnë zotimet e tyre për zbatim të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Faza implementuese duhet të avancojë me të dyja palët që kryejnë detyrimet e tyre paralelisht në mënyrë që hap pas hapi, bazuar në parimin që të dyja palët të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi duhet të jetë tani në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes, pa parakushte apo vonesa”.

Tre liderët kanë theksuar se presin që Kosova e Serbia të pajtohen shpejt mbi hollësitë e dialogut.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord shpejt për detajet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve, të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”./teve1.info/

Tags: Emanuel MacronGiorgia Meloniolaf scholz
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy persona në paraburgim për fajde, dyshohet se përfituan mbi 400 mijë euro

Dy persona në paraburgim për fajde, dyshohet se përfituan mbi 400 mijë euro

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Damkës për korrupsion

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Damkës për korrupsion

Salihaj: Pa kompromis mes partive, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve

Salihaj: Pa kompromis mes partive, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

PDK: Të respektohet procesi institucional dhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afekti, avokati thotë se është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranim fajësie

Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afekti, avokati thotë se është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranim fajësie

Gërvalla udhëton për në Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Gërvalla: Funksionalizimi i plotë i KPK-së, thelbësor për reformën në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën