Në një konferencë të përbashkët për media, Scholz bëri të ditur temë diskutimi ishte edhe procesi i dialogut Kosovë – Serbi.
Sipas tij, në kohën kur po zhvillohet lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që dy vendet “të zgjidhin konfliktin hap pas hapi”.
Tutje, ai thotë se objektiv i i dialogut në Bruksel është një marrëveshje gjithëpërfshirëve që u hap dy vendeve perspektivën e Bashkimit Evropian.
“Mes Serbisë dhe Kosovës jam i bindur pikërisht në kohë si këto kur në një rajon shumë pranë nesh zhvillohet një luftë brutale ka rëndësi qendrore që të dy vendet të zgjidhin konfliktin hap pas hapi. Me këtë do të jepnin kontribut për paqen dhe sigurinë në Evropë. Objektivi i dialogut në Bruksel është marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që u hap perspektivën e Bashkimit Evropian dhe e inkurajova Kurtin për bashkëpunim konstruktiv në negociatat, në fund bëhet fjalë nga marrëveshja të përfitojnë njerëzit e Ballkanit Perëndimor sepse parakushti për investime dhe vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabilitetit para së gjithash besimi për një të ardhme në paqe të rajonit”, tha ai./teve1.info/.