TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Scholz e shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës buzë dështimit

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Scholz-i thotë se planifikon të flasë me Putinin së shpejti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën vonë se e ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit.

Scholzi e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit.

Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar.

“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha Scholz.

Lindner i kishte kundërshtuar rritjet tatimore apo ndryshimet në kufizimet e rrepta të Gjermanisë ndaj futjes në borxh.

Partia Socialdemokrate e Scholzit dhe Të Gjelbrit, të cilat janë pjesë e koalicionit, duan të shohin investime të mëdha shtetërore dhe e hodhën poshtë kërkesën e Demokratëve të Lirë për shkurtimin e programeve të mirëqenies.

Nuk është e qartë nëse Demokratët e Lirë do të largohen nga koalicioni qeverisës pas këtij vendimi.

Duke folur për Lindnerin, Scholz tha: “Ai e ka thyer besimin tim shumë shpesh. Ai madje në mënyrë të njëanshme e anuloi marrëveshjen për buxhetin. Ne ishim pajtuar për këtë marrëveshje pas negociatave të shumta. Nuk ka më themel për besim për ta vazhduar bashkëpunimin”.

Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret më 2024 për vitin e dytë radhazi, apo të ngecë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, Policia jep detaje

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, Policia jep detaje

Celina asiston për AIK-un i dërgon mesazh Fodës

Celina asiston për AIK-un i dërgon mesazh Fodës

Vedat Muriqi realizon ndaj Espanyolit, mposht portierin serb

Vedat Muriqi realizon ndaj Espanyolit, mposht portierin serb

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

“Matrix”- 15.09.2025

“Matrix”- 15.09.2025

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL-UÇK falënderon James Rubin pas dëshmisë së tij në Hagë

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën