TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
7 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
7 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SBASHK-u publikon rezultatet e votimit të mësimdhënësve për pezullimin e grevës

nga Besarta Mehmeti
30 Shtator, 2022
0
A A
SBASHK i bënë thirrje anëtarëve të marrin pjesë në procesin e provimit të maturës

Përmes një njoftimi në Facebook, nga SBASHK-u kanë bërë të ditur se në votim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91% të anëtarëve të Sindikatës.

Sipas tyre, nga ky votim, pro pezullimit të përkohshëm të grevës janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime” thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Rezultatet e votimit do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së, dhe pastaj do të shpallet vendimi për grevën. /teve1.info/

Ky është postimi i plotë i SBASHK:

Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju drejtohemi sonte duke ju shprehur respektin për qëndrimin dinjitoz gjatë gjithë viteve e dekadave të punës në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave. Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK.

SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar. Kështu u veprua edhe lidhur me grevën e filluar më 25 gusht.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.

Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.

Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X