TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SBASHK-u për 100 eurot: Kryeministër tu rrit ndera

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
SBASHK-u paralajmëron grevë nga 2 prilli nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje gjatë kësaj jave

Nga SBASHK-u po thonë se këto mjete do të ndahen vetëm për një muaj, e jo siç kanë kërkuar, deri në miratimin e Ligjit për Paga.

“SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave”, thuhet në reagim.

SBASHK-u ka paralajmëruar që nga 20 prilli do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit.

“Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës”, thuhet më tej në reagim. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Pjesa e parë e deklaratës së kryeministrit Kurti para medieve të nderuara për 100 euro shtesë edhe për të punësuarit në sektorin publik krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime, por pjesa e dytë e deklaratës së tij tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj.

SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rritë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj. Që të ketë takime me Ministrit gjegjëse në vazhdimësi për të zgjidhur edhe kërkesat tjera legjitime të anëtarësisë. Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës.

Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: 32 komuna përmbyllin procesin, vetëm edhe 400 vendvotime mbeten për t’u rinumëruar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Veternik

Vdekje e dyshimtë në Veternik

Vdekje e dyshimtë në Veternik

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: 32 komuna përmbyllin procesin, vetëm edhe 400 vendvotime mbeten për t’u rinumëruar

Pse të qarët mund të jetë më i shëndetshëm se kurrë?

Pse të qarët mund të jetë më i shëndetshëm se kurrë?

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Veternik

Pesë persona të vdekur nga stuhia e fuqishme në Portugali

Pesë persona të vdekur nga stuhia e fuqishme në Portugali

Amazon konfirmon shkurtimin e 16 mijë vendeve të punës

Amazon konfirmon shkurtimin e 16 mijë vendeve të punës

Vdekje e dyshimtë në Veternik

Vdekje e dyshimtë në Veternik

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën