TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SBASHK-u kërkon kontratën e re kolektive, ankohen edhe komunat

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
SBASHK paralajmëron veprime sindikale nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk plotësohen

Me 4 dhjetor Sindikata e Bashkuar e Arsimit pritet të mbaj protestë para MASHTI-it dhe Qeverisë së Kosovës. Kërkesa e tyre është rritja e pagave dhe nisja e negociatave për kontratën kolektive. Me kontratën kolektive po kanë probleme edhe komunat në Kosovë madje këtë muaj 10 nga to rrezikojnë që të mos kenë mjete për të paguar shërbyesit civil.

Pas disa muajve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit pritet të i rikthehet veprimeve sindikale.

Me 4 dhjetor, SBASHK do të mbaj protestë para Ministrisë së Arsimit e Qeverisë së Kosovës.

E nuk përjashtohet mundësia edhe e grevës në rast që kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Një nga arsyet e kësaj proteste është çështja e pagës.

“Ngritja eventuale 55 euro nuk ndryshon asgjë në jetesën e punëtorëve të arsimit dhe të gjithë sektorëve të tjerë. Edhe është e vogël edhe është mashtrim dhe prandaj e kemi një arsye shtesë”, shprehet kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Madje ata do të kërkojnë edhe negocimin e kontratës se re kolektive të cilën ani pse e kanë dorëzuar në tetor, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Arsyeja është kontrata kolektive pasi me ligjin e punës çdo tri vite sektorët duhet të nënshkruajnë kontrata të reja. Ne me kohë e kemi përgatit që në korrik e kemi biseduar me zëvendësministrin Kelmendi ja kemi treguar që jemi në përgatitje ja kemi dërguar me kohë draftin e kemi lëshuar në diskutim publik me 2 tetor ja kemi dërguar fizikisht me 3 tetor ja kemi dërguar në mënyrë elektronike por që nga ajo kohë nuk kemi asnjë ftese”, shprehet kreu i SBASHK-ut.

Me kontratën kolektive po kanë problem edhe komunat në Kosovë.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se edhe në buxhetin e vitit 2025 është paraparë që komunave t’ iu merren mjetet.

“Vitin e ardhshëm kemi kërkuar edhe nga Parlamenti i Republikës së Kosovës që të parashihet një vijë buxhetore, mirëpo ata nuk e kanë parapa atë vijë buxhetore dhe avazi i vjetër që ka ndodh duke ia marrë mjetet komunave do të duhet të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm”, thotë Ibrahimi.

Madje në muajin nëntor, sipas drejtorit të AKK-së, 10 komuna nuk do të mund të bëjnë pagesat për shërbyesit civil. E ky numër pritet të rritet në muajin dhjetor.

“Nëse përgjegjësia ligjore e cila i takon Qeverisë së Republikës së Kosovës për ti mbuluar shpenzimet për paga nuk mbulohet nga niveli Qendror atëherë janë mbi 10 komuna që nuk mund të realizojnë pagat për shërbyesit civil në komunat përkatëse në muajin nëntor e në muajin dhjetor nëse Qeveria nuk kujdeset për këtë aspekt ligjor atëherë do të mbesin mbi 25 komuna pa paga për zyrtarë publik”, shprehet ai.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, nga pagesat e kontratës kolektive, komunave iu kanë marrë 63 milionë euro të cilat kanë qenë të dedikuar për investime kapitale.

Tags: ProtestaSBASHK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën