TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SBASHK-u fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

by teve1
3 orë ago
1
A A
SBASHK-u fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe sindikal në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Në një njoftim për anëtarët e saj arsimtarë, mësues, profesorë dhe punëtorë të arsimit në të gjitha nivelet SBASHK-u ka theksuar se marshi është jo politik, dhe përfaqëson një thirrje për drejtësi të paanshme dhe respektimin e sakrificës së çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po mbahen në paraburgim.

“Shumë nga çlirimtarët ishin edhe arsimtarë e punëtorë të arsimit, të larguar dhunshëm nga vendet e punës gjatë regjimit të Millosheviqit. Në vitet e okupimit, mësimdhënësit mbajtën gjallë arsimin shqip, dinjitetin kombëtar dhe shpresën për liri. Sot, kur ata përballen me padrejtësi të zgjatura, heshtja nuk është opsion”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u ka bërë thirrje që pjesëmarrja në marsh të jetë vullnetare dhe pa angazhim politik, duke e konsideruar këtë si një akt moral, qytetar dhe shprehje të solidaritetit me të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

“Pjesëmarrja juaj është zë për drejtësinë, respekt për sakrificën dhe përgjegjësi ndaj historisë sonë”, përfundon njoftimi i SBASHK-ut.

Njoftimi i plotë 

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, arsimtarë, mësues, profesorë dhe punëtorë të arsimit në të gjitha nivelet, Kryesia e SBASHK-ut, pas konsultimeve me strukturat sindikale në të gjithë vendin, ju fton për mobilizim qytetar dhe sindikal në përkrahje të Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Ky marsh është jo politik dhe përfaqëson një thirrje të ndershme për drejtësi të paanshme, si dhe për respektimin e sakrificës së çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Për SBASHK-un, kjo çështje ka peshë të veçantë sindikale dhe historike.

Shumë nga çlirimtarët ishin edhe arsimtarë e punëtorë arsimi, të larguar dhunshëm nga vendet e punës gjatë regjimit të Millosheviqit.

Në vitet e okupimit, ishin mësimdhënësit ata që mbajtën gjallë arsimin shqip, dinjitetin kombëtar dhe shpresën për liri.

Falë sakrificës së tyre, falë luftës së drejtë të UÇK-së dhe përkrahjes së aleatëve tanë ndërkombëtarë, sot jetojmë në një shtet të lirë dhe sovran.

Sot, kur ata që sakrifikuan për lirinë po përballen me padrejtësi të zgjatura, heshtja nuk është opsion.

Dalja në këtë marsh nuk është akt politik, por akt moral dhe qytetar.

Është shprehje e ndërgjegjes sonë kolektive dhe vazhdimësi e misionit sindikal për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të së vërtetës.

SBASHK-u qëndron qartë në anën e drejtësisë, të dinjitetit dhe të solidaritetit shoqëror.

I ftojmë të gjithë anëtarët e SBASHK-ut që, në mënyrë vullnetare, pa asnjë detyrim dhe larg çdo angazhimi politik, t’i bashkohen Marshit “Drejtësi, jo politikë!”, për të dhënë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe kërkese për drejtësi të paanshme.

Pjesëmarrja juaj është: zë për drejtësinë, respekt për sakrificën, dhe përgjegjësi ndaj historisë sonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën