TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
SBASHK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen

Derisa, greva po vazhdon pikëpyetje mbetet zëvendësimi i orëve të humbura. Ekspert e mësimdhënës, thonë se zëvendësimi i orëve gjatë vikendeve apo pushimeve verore, nuk është dëshmuar si efektiv. Kurse, në SBASHK, thonë se ato orë nuk do të zëvendësohen.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe Sindikata e Arsimit të premten dhanë sinjale pozitive dhe shpresë se një marrëveshje me Qeverinë mund të arrihet gjatë vikendit. Por të shtunën u ashpërsua gjuha në mes institucioneve dhe SBASHK-ut. Në këtë të fundit thanë se do të qëndrojnë në kërkesën për 100 euro, sepse është kërkesë e gjithë anëtarësisë, të cilët nuk janë pajtuar me 50 eurot e pakos së re të Qeverisë, e cila parashihet për katër muaj.

Po në të njëjtën ditë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se situata aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojnë për vlerat antishantazh.

Gjatë 18 ditëve të grevës, ajo që është përmendur është edhe zëvendësimi i orëve. Kundër këtij zëvendësimi fillimisht doli Këshilli i Prindërve, të cilët thanë se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës. Ndërkohë, ekspertë e mësimdhënës thonë se ky zëvendësim nuk po ka efekt.

Mësimdhënësja Florie Sejdiu nga gjimnazi natyror “Sami Frashër”, tha për KosovaPress, se orët e humbura edhe po të zëvendësohen, nuk e kanë efektin e njëjtë te nxënësit.

“Orët e humbura nuk duhet të zëvendësohen dhe kjo duhet të jetë një sinjal për qeverinë që të ndërpritet sa më parë greva. Edhe nëse zëvendësohen nuk do të ketë efekt, ashtu është edhe vendimi i prindërve sepse është ngarkesë për fëmijët nëse punohet edhe dita e gjashtë. Ne nuk duhet të rrimë këtu me ditë të tëra duke menduar që kemi me i zëvendësuar në të ardhmen por është kërkesë e mësimdhënësve, kolektivit tonë që të ndërpritet sa më parë dhe të fillojmë me punë”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i gjimnazit shoqëror “Ahmet Gashi”, Haki Dili tha së gjithë mësimdhënësit në këtë shkollë janë duke e respektuar vendimin e SBAShK-ut për grevë, derisa ka kërkuar nga qeveria të gjejë zgjidhje sa më shpejtë.

Ai ka shtuar se do të përpjekën që orët e humbura të kompensohen, pavarësisht që efekti nuk është i njëjtë.

“Për këtë do të merret vendim sigurisht nga organet përgjegjëse dhe ne jemi të gatshëm kurdo që ata të thonë që këto orë të zëvendësohen…Ne do të përpiqemi maksimalisht që këto ditë të humbura të zëvendësohen për aq sa është e mundshme me gjithë se dihet se zëvendësimet nuk janë sikur ditët adekuate por ne do të bëjmë praktikën maksimale që gjithçka do të zëvendësohet në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i Institutit EdGuard, deklaroi se është viti i katërt ku procesi mësimor fillon me vonesë. Sipas tij, javët e humbura kanë shkaktuar një dëm të pariparueshëm në zhvillimin akademik të nxënësve. Qehaja grevën e konsideron si të pafalshme dhe të padrejtë nga ana e palëve të treta.

Sipas njohësit të arsimit, SBAShK nuk duhet ta ndërpresë mësimin për rritje të pagës.

Qehaja është shprehur se nëse vazhdon një situatë e tillë pa komunikim mes institucioneve dhe sindikatave, procesi mësimor mund të stërzgjatet me javë e muaj, derisa njëra palë të lëshojë “pe”.

Edhe për Qehajën, zëvendësimi i orëve të humbura nuk është se përcjell efektin e njëjtë të nxënësit.

“SBASHK-u duhet të shfrytëzoj dhe të jetë kreative në reagimet e saja sindikale, mirëpo në asnjë moment të ndërpres procesin mësimor… Frika jonë është që nëse vazhdon një situatë e tillë pa komunikim mes institucioneve dhe sindikatave procesi mësimor mund të stërzgjatet me javë dhe muaj derisa njëra palë të lëshojë pe… Orët mësimore edhe mund të zëvendësohet mirëpo ajo që na është dëshmuar neve nga e kaluara në asnjë moment orët mësimore të zëvendësuara nuk mund të zëvendësojnë si duhet në mënyrë të mirëfilltë mësimin e rregullt… Zëvendësimi i orëve qoftë vikendeve, qoftë gjatë pushimeve verore dhe pranverore nuk na është dëshmuar asnjëherë si efektiv”, theksoi ai.

Ndërkaq, SBASHK-u, janë deklaruar për KosovaPress, se nuk do të zëvendësohen orët e humbura. Anëtarja e këshillit grevist të SBASHK-ut, Luljeta Boshnajku akuzoi qeverinë për mos plotësimin e kërkesave të tyre. Ajo tha se qeveria duhet të gjejë një zgjedhje, pasi zëvendësimi i orëve të humbura nuk ka efektin e njëjtë tek nxënësit.

“Sipas ligjit dhe grevave orët e humbura nuk zëvendësohen. Qeveria duke ditur këtë fakt se orët e humbura nuk zëvendësohen nuk po ndërmerr asnjë hap. Po ashtu, kërkesa e prindërve është që orët e humbura të moszëvendësohen sepse përveç të shtunave, nuk ka ditë tjera për të zëvendësuar. Nuk kanë efekt zëvendësimi i orëve, këtë e ka vërtetuar dhe pandemia sepse as nuk ishte vullneti i fëmijëve dhe as vullneti i prindërve që orët e humbura të zëvendësohen”, theksoi ajo.

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt te Ligjit te pagave, plotësim- ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën