TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës

Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq, por me çmim më të ulët sesa huazimi për 10 milionë euro që është bërë në afatin kalimtar veror.

Kartonin e portierit Muriq e ka skuadra e Ipswich Townit, që aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

26-vjeçari iu bashkua Ipswichit nga Burnley në verën e vitit 2024 për 10 milionë funte. Por, bëri disa gabime që i kushtuan me pikë skuadrës së tij në Premier League, që megjithatë, nuk arriti t’i shpëtojë rënies në kategorinë e dytë.

Muriq e humbi vendin e titullarit, ndërsa pak para nisjes së edicionit të ri, u huazua te Sassuolo në Serie A.

Sassuolo e ka opsionin e blerjes përfundimtare të portierit Muriq, për 10 milionë euro.

Muriq ka qenë në formë të jashtëzakonshme qëkur u transferua në elitën italiane të futbollit, duke ndihmuar që Sassuolo ta zë pozitën e nëntë pas gjashtë ndeshjeve.

Pati nisje jo të suksesshme, por më pas ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Lazios, ku e mbajti portën e paprekur.

Menjëherë pas atij dueli, Muriq pati paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Interit me pesë pritje, dhe katër pritje vendimtare i pati ndaj Udineses.

Së fundmi, ai i pati nëntë pritje në fitoren 1:0 ndaj Hellas Veronas.

Të njëjtën formë, Muriq e vazhdoi edhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Mediumi “Sportmediaset” ka raportuar të enjten se Sassuolo ka shfaqur interesim për blerjen përfundimtare të tij në afatin kalimtar dimëror, por me çmim pak më të ulët se 10 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina e Re forcohet me mesfushorin Doukoure

Prishtina e Re forcohet me mesfushorin Doukoure

Serbët të shokuar pas humbjes me Shqipërinë, deklaratën e presidentit Infantino e quajnë skandaloze

Serbët të shokuar pas humbjes me Shqipërinë, deklaratën e presidentit Infantino e quajnë skandaloze

Presidenti i FIBA Evropës Jorge Garbajosa në Kosovë – takohet me Ministrin Çeku dhe drejtuesit e FBK-së

Presidenti i FIBA Evropës Jorge Garbajosa në Kosovë – takohet me Ministrin Çeku dhe drejtuesit e FBK-së

Skandal i serbëve, klubi i basketbollit paraqitet me fanellat me hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e Serbisë

Skandal i serbëve, klubi i basketbollit paraqitet me fanellat me hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e Serbisë

FSK nis ushtrimin “Ujku Shigjetë” nga 20 deri më 29 tetor

FSK nis ushtrimin “Ujku Shigjetë” nga 20 deri më 29 tetor

Me uniformat e UÇK-së veshur, veteranët kalojnë kufirin në këmbë për të marrë pjesë në protestë

Me uniformat e UÇK-së veshur, veteranët kalojnë kufirin në këmbë për të marrë pjesë në protestë

Prishtina e Re forcohet me mesfushorin Doukoure

Prishtina e Re forcohet me mesfushorin Doukoure

Protesta në mbështetje të UÇK-së, Policia e Shqipërisë plan masash – bllokohet qarkullimi te Bulevardi i Ri

Protesta në mbështetje të UÇK-së, Policia e Shqipërisë plan masash – bllokohet qarkullimi te Bulevardi i Ri

Protestë, ish-punëtorët e Rilindjes kërkojnë 20 përqindëshin dhe përfshirjen në truallin prej 5.5 hektarësh

Protestë, ish-punëtorët e Rilindjes kërkojnë 20 përqindëshin dhe përfshirjen në truallin prej 5.5 hektarësh

Basha mirëpret deputet finlandezë: Kosova e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe sundimit të ligjit

Basha mirëpret deputet finlandezë: Kosova e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe sundimit të ligjit

Ky është fruti që na ndihmon të kemi dhëmbë më të bardhë

Ky është fruti që na ndihmon të kemi dhëmbë më të bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën