TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sarrazin në Prishtinë: Tregu rajonal do të mundësonte zhvillim

by teve1
1 vit ago
0
A A
Sarrazin në Prishtinë: Tregu rajonal do të mundësonte zhvillim

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht, sepse beson në të ardhmen dhe potencialin që ka ajo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë parakushte për më shumë investime dhe bëri thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal, i cili do të mundësonte zhvillim.

Sarrazin i bëri komentet në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

“Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi. Duan të investojnë atje dhe të bëjnë biznes me të gjithë rajonin. E, ne duam që kjo të ndryshojë, duam që investitorët të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”, tha Sarrazin.

“Unë nuk di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në të gjithë rajonin”, shtoi ai.

Javëve të fundit, Sarrazin ishte i zëshëm në thirrjet drejtuar Kosovës për të hequr ndalesën ndaj importit të mallrave të prodhuara në Serbi.

Kjo ndalesë është në fuqi për më shumë se një vit – për “arsye sigurie”, sipas Qeverisë së Kosovës.

Por, sipas Sarrazinit, ajo është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Për pasojë, ai ka përmendur më herët edhe mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga CEFTA.

Në hapje të forumit në Prishtinë foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se gjatë katër vjetëve të fundit qeverisjeje, në Kosovë ka pasur rritje ekonomike dhe të punësimit.

Në fillim të këtij viti, edhe Banka Botërore parashikoi rritje ekonomike në Kosovë për 3.9 për qind, krahasuar me 3.2 për qind vitin e kaluar. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

“Tensioni i ulët, faturat e larta” – Banorët e ‘Akllapisë’  në telashe me rrymën

“Tensioni i ulët, faturat e larta” – Banorët e ‘Akllapisë’ në telashe me rrymën

Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 2025

Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 2025

Carrick zyrtarizohet në krye të Manchesterit

“Këndi i debatit”- 13.01.2026

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën