TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sandulloviq: Unë isha dy herë me fat e Navalny nuk pati fat herën e dytë

Edhe pas arrestimit të mbi 400 personave në Rusi të cilët dolën për t’i bërë homazhe liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, edhe të dielën qytetet u mbushën me njerëz të cilët e nderuan atë. Ndërkohë, opozitari serb Nikolla Sandulloviq, ndërsa postoi fotografinë e tij ku shihet i rrahur nga BIA serbe dhe një fotografi të Navalnyt, tërhoqi një paralele, ku tha se ai ishte me fat se shpëtoi dy herë , por që Navalny nuk shpëtoi herën e dytë.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sandulloviq: Unë isha dy herë me fat e Navalny nuk pati fat herën e dytë

Rusët edhe të dielën dolën t’i bëjnë homazhe liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, pavarësisht se të shtunën mbrëma u arrestuan mbi 400 persona nga policia e Moskës.

Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzat për ekstremizëm, vdiq papritur në burg të premten.

Pasi vendosën lule në monument Yelena dhe Varvara thanë se për to Navalny ishte një hero.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e tij presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkaq Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve ruse që të kryejnë hetime të besueshme.

Ndërkohë politikani opozitar serb Nikolla Sandulloviq, në rrjetin social X postoi foton e pas lirimit të tij nga burgu dhe rrahjes brutale nga BIA serbe për shkak se vendosi lule në varrin e një vajze shqiptare të vrarë nga forcat serbe në Prekaz, ndërsa anash vendosi edhe fotografitë e Navalnyt i cili ishte kritik i ashpër i Vladimir Putinit dhe që u humbi jetën në burg.

“Nuk ka ndonjë dallim apo dyshim! Qëllimi ishte i njëjtë. Nikolla Sandulloviq ishte dy herë me fat, e Navanly nuk ishte me fat në herën e dytë”, tha ai.

Vdekja e papritur e Navalny, 47 vjeç, ishte një goditje për shumë rusë, të cilët i kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin.

Lajmi për vdekjen e Navalny erdhi një muaj para zgjedhjeve presidenciale në Rusi që pritet t’i japin presidentit Vladimir Putin edhe gjashtë vjet në pushtet.

Ekipi i Navalny tha të shtunën se politikani ishte “vrarë” dhe akuzoi autoritetet ruse për pengimin e qëllimshëm të lirimit të trupit të tij. /Tëvë1/

There is no difference or doubt! The signature is the same and the intentions were the same!
Nikola Sandulović was lucky twice, Navalny was not lucky the second time!@UNHumanRights @JeffSonnenfeld @FIGHT_4_RIGHT_S @MichaelPolakLaw #richrvxnews @aliciakearns @David_Cameron… pic.twitter.com/l0OTwsToao

— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 18, 2024

Tags: NavalnySandulloviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Uashingtoni refuzon të përcaktojë një afat për çarmatimin e Hamasit

Uashingtoni refuzon të përcaktojë një afat për çarmatimin e Hamasit

I dërguari special i SHBA-së: Armëpushimi në Gaza po i “tejkalon” pritshmëritë

I dërguari special i SHBA-së: Armëpushimi në Gaza po i “tejkalon” pritshmëritë

Kreu i inteligjencës egjiptiane në Izrael, takim me Netanyahun

Kreu i inteligjencës egjiptiane në Izrael, takim me Netanyahun

Kongresi Botëror i së Drejtës për herë të parë do të mbahet në Shqipëri

Kongresi Botëror i së Drejtës për herë të parë do të mbahet në Shqipëri

Avdija: Alternativa reale, një qeveri e gjerë me marrëveshje për presidentin

Avdija: Alternativa reale, një qeveri e gjerë me marrëveshje për presidentin

Kadrijaj: Deklaratat e Kurtit për formimin e qeverisë janë kontradiktore dhe mungon qartësia

Kadrijaj: Deklaratat e Kurtit për formimin e qeverisë janë kontradiktore dhe mungon qartësia

Emisioni “Info Nata” 21.10.2025

Emisioni “Info Nata” 21.10.2025

Parisi i pamëshirshëm ndaj Leverkusenit

Parisi i pamëshirshëm ndaj Leverkusenit

Napoli pëson në Holandë nga Eindhoveni

Napoli pëson në Holandë nga Eindhoveni

Fitojnë Manchester City e Newcastle

Fitojnë Manchester City e Newcastle

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën