TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sandulloviq: Çfarë krimi të vendosesh lule mbi varrin e një vajze të vrarë?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sandulloviq: Çfarë krimi të vendosesh lule mbi varrin e një vajze të vrarë?

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, mohoi se ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet.

Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi ligjore “për torturën që e ka përjetuar”, dhe se do të vazhdon të punojë për pajtim.

Opozitari serb, Nikolla Sandulloviq, i cili është në përkujdesje në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi, tha se i është nënshtruar “dhunës disa orësh nga pjesëtaret e BIA-së”, për shkak të së cilës ka pësuar disa lëndime të rënda.

“Më rrahën, më rrahën dhe më kërcënuan mua dhe familjen time. Kjo tregon se në çfarë lloj sistemi jetojmë. Unë nuk do të ndërhyj dhe ndikoj në hetim në asnjë moment, por do të kërkoj përgjegjësi të plotë për atë që më ndodhi. Nëse ka drejtësi dhe nëse prokuroria në Serbi është e pavarur, atëherë do të zbulohet rasti im”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Ndryshe, BIA ka mohuar se Sandulloviqi i është nënshtruar torturës, duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje të lirive dhe të drejtave, si dhe përdorim të paligjshëm të forcës fizike.

“Anëtarët e BIA-s kanë ndërmarrë aktivitete që kanë për qëllim zbardhjen e historisë së veprimtarisë së paligjshme të Sanduloviqit, të cilën prokurori kompetent e ka cilësuar si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, thuhet në deklaratën e BIA-s më 10 janar.

Dhe Prokuroria e Dytë Themelore Publike në Beograd njoftoi se “provat e mbledhura nuk çojnë në përfundimin e ekzistencës së pretendimeve mjaft bindëse dhe indikacioneve të qarta se abuzimi ka ndodhur në rastin e Sandulloviqit”.

Pas ndalimit, Sandulloviq u kthye në shtëpi në gjendje të rëndë, ndërsa thotë se pjesa e djathtë e trupit të tij “ishte e paralizuar”. Sot ai po shërohet dhe po pret si do të zhvillohet rasti i tij.

Sandulloviq akuzohet se “ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Kjo pasi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe ka treguar se ka vendosur lule në varrin e familjes së Jashari ne Prekaz.

Pasi që ende nuk është intervistuar nga prokuroria, Sandulloviq thotë se do t’i përgjigjet ftesës për të pasur mundësi t’i përgjigjet akuzave.

“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën. E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon. E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, thotë Sandulloviq.

Ndërsa ai beson se ky akt nuk ka të bëjë me urrejtje kombëtare dhe fetare, thekson se i gjithë rasti ndaj tij është i motivuar politikisht. Sipas tij, ekipe të ndryshme juridike, madje edhe avokatë nga Britania e Madhe, kanë konstatuar se “nuk ka vepër penale të nxitjes së urrejtjes fetare dhe kombëtare”.

“Rasti im është bërë problem ndërkombëtar sepse tregon thelbin dhe fytyrën e sundimit aktual politik në Serbi. Sipas kushtetutës dhe ligjit, si përfaqësues i një strukture politike, kam të drejtën e mendimit dhe pikëpamjeve politike. Politika ime është një politikë e pajtimit në rajon, një politikë e përparimit”, thekson Sandulloviq.

Për rastin e Nikolla Sandulloviq reagoi bashkësia ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, foli për rastin e Nikola Sandulloviqit në Parlamentin britanik, Brukseli tha se po e ndjek rastin, ndërsa Raportuesja e përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSSE) për të burgosurit politikë, Suna Evarsdottir, u bëri thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë politikanin e arrestuar të opozitës Nikolla Sandulloviq.

Tags: BIANikolla Sandulloviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Opozita dhe Lista Serbe mund të bashkëpunojnë për ta zënë Kurtin në befasi – Spahiu ‘zbulon’ skenarin e PDK-LDK-AAK

Opozita dhe Lista Serbe mund të bashkëpunojnë për ta zënë Kurtin në befasi – Spahiu ‘zbulon’ skenarin e PDK-LDK-AAK

Çka i ofroi Vetëvendosje LDK-së për formimin e qeverisë? –  Vokrri shpalos ofertën ‘bujare’

Çka i ofroi Vetëvendosje LDK-së për formimin e qeverisë? – Vokrri shpalos ofertën ‘bujare’

Arbër Vokrri: Jam ende pjesë e VV-së, por shkarkimi im ishte i padrejtë dhe i tepruar

Arbër Vokrri: Jam ende pjesë e VV-së, por shkarkimi im ishte i padrejtë dhe i tepruar

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Nga SBASHK paralajmërojnë padi ndaj Hekuran Muratit

“Info Nata”- 27.10.2025

“Info Nata”- 27.10.2025

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Nga SBASHK paralajmërojnë padi ndaj Hekuran Muratit

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Tërmet i fuqishëm në Turqi, magnituda 6.1 shkallë

Kryediplomatja e Shqipërisë takohet me Kallas, flasin edhe për integrimin e Kosovës në BE

Kryediplomatja e Shqipërisë takohet me Kallas, flasin edhe për integrimin e Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën