TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Samorukov: Putin po i toleron lojërat e Vuçiqit

nga Shpat Blakcori
8 muaj më parë
0
A A
Samorukov: Putin po i toleron lojërat e Vuçiqit

Njohësi i çështjeve politike nga Qendra Carnegie për Rusi dhe Euroazi, Maksim Samorukov, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet me Vladimir Putinin pavarësisht faktit se u zbulua që Serbia i shet armë Ukrainës. Mirëpo sipas tij i gjithë bashkëpunimi në fushën e sigurisë ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është ndalur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Marrëdhëniet Rusi-Serbi kanë ndryshuar dhe nuk janë më sikur përpara.

Kështu ka deklaruar për tëvë1, Maksim Samorukov nga Qendra Carnegie për Rusi dhe Euroazi, duke shtuar se për shkak të luftës në Ukrainë, bashkëpunimi në fushën e sigurisë mes Serbisë dhe Rusisë, nuk ka funksionuar.

Megjithatë ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet politike me Vladimir Putinin, pavarësisht faktit se u zbulua që Serbia i shet armë Ukrainës.

“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë kanë ndryshuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por megjithatë Vuçiq e ka menaxhuar mirë situatën. Ai është në gjendje të marrë atë çka i intereson Rusia. Nëse ai do gaz të lirë, e siguron për pak muaj dhe nënshkruan kontrata disa vjeçare me Moskën. Përveç Serbisë nuk kanë mbetur shumë vende të tjera në Evropë që marrin akoma gaz nga Rusia. Por në anën tjetër i gjithë bashkëpunimi i sigurisë ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është ndalur që nga fillimi i luftës, por Rusia nuk e kritikon Serbinë për këtë çështje. Rusia ka heshtur edhe kur Serbia ka dërguar armë përmes palëve të treta në Ukrainë”, thotë Maxim Samorukova, nga qendra CARNEGIE për Rusi dhe euroazi.

Së fundmi, Aleksandar Vuçiq e mirëpriti ftesën nga Vladimir Putin për 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore që do të organizohet në Moskë më 9 maj 2025.

Samorukov, thotë se kjo ftesë tregon se rrethanat politike po ndryshojnë sepse që kur nisi lufta në Ukrainë, Vuçiq asnjëherë nuk u takua personalisht me Putinin.

Takimet me të parin e Rusisë i zhvillonte zv.kryeministri serb, Aleksandar Vulin.

“Tani meqë disa rrethana politike po ndryshojnë, Aleksandar Vuçiq po pranon takohet me Vladimir Putinin. Ai para disa ditësh tha se është i hapur që të shkojë në Moskë për tu takuar me Putinin kur do të shënohet përvjetori i 80-të i fitores në Luftën e Dytë Botërore. Deri më tanin me Putinin takohem vetëm zv.kryeministri serb, Aleksandar Vulin”, shprehet Samorukov për Tëvë1.

Samorukov thotë se Aleksandar Vuçiq nuk është fare i interesuar që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Aleksandar Vuçiq nuk duket shumë i interesuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai e preferon që kjo gjendje të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë. Por, gjithashtu nuk është se kemi parë ndonjë presion nga BE-ja ndaj Vuçiqit që ai ta ndërpresë bashkëpunimin e mirë me Rusinë, pavarësisht lojërave që ai bënë duke thënë se është nën presion për t’i vënë sanksione Rusisë. Nuk pres që diçka do të ndryshojë në këtë drejtim duke pasur parasysh edhe ardhjen e Trump, i cili nuk shqetësohet për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë”, shprehet ai.
Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione kundër Moskës.

Vuçiqi ka deklaruar se Serbia nuk e harron mbështetjen që merr nga Rusia në nivele të larta ndërkombëtare.

Tags: putinSamorukovVuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

“InfoNata” 01.08.2025

“InfoNata” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X