TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sallahu thotë se Gjykata Supreme i hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues

by teve1
1 vit ago
3
A A
Sallahu thotë se Gjykata Supreme i hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare

Sipas Sallahut Gjykata Supreme i ka hapur rrugë për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës të parezervë të veprimeve terroriste.

Ai ka shtuar se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje është hedhur poshtë për shkaqe procedurale për të cilat siç ka thënë ai ishin të vetëdijshëm por që sipas tij është dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale.

“Sot e kemi pranuar Aktvendimin Gjykatës Supreme me të cilin është hedhur poshtë ankesa  e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkaqe procedurale. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cënuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listes Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025. Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjeter”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Gjykata Supreme ka njoftuar se me 30 dhjetor ka marrë vendim me të cilin e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare./teve1.info/

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Tags: Blerim SallahuGjykata SupremeLevizja VetevendosjeLista SerbePZAP
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën