TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sallahu: LVV ka shumicën e numrave për Kuvend dhe Qeveri, s’jemi për zgjedhje të reja

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Sallahu: LVV ka shumicën e numrave për Kuvend dhe Qeveri, s’jemi për zgjedhje të reja

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka numrat e mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, duke theksuar se partia e tij nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, por për funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

“Numrat për Kuvend dhe për Qeveri i kemi dhe po na teprojnë, po më duket”, u shpreh Sallahu, duke shtuar se fokusi i LVV-së mbetet krijimi dhe funksionimi i institucioneve në mënyrë që të realizohet programi qeverisës.

Duke folur për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, Sallahu tha se është i domosdoshëm një qasje më harmonike dhe më e kujdesshme, gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne jemi për garancione, jemi për integrim të serbëve në institucionet e Kosovës, por duhet të ketë një qasje më ndryshe, më harmonike dhe një vlerësim e përkushtim ndaj aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me vlerat e rrënjosura në Kushtetutën e Kosovës”, theksoi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes, Sallahu paraqiti dy mundësi: arritjen e një marrëveshjeje politike ose ndjekjen e procedurës kushtetuese përmes mbledhjes së nënshkrimeve.

“Unë i shoh dy rrugë këtu. E para është që të ketë një marrëveshje politike, ku subjektet politike komunikojnë bashkë për të prodhuar një president konsensual. Rruga e dytë, që për mua është më e drejtë, është që secili kandidat të komunikojë me deputetë të caktuar, t’i marrë 30 nënshkrime dhe t’i nënshtrohet procedurës, sepse fryma e Kushtetutës për rolin e presidentit është ndërtuar në këtë mënyrë”, tha Sallahu.

Ai ritheksoi se LVV nuk është pro zgjedhjeve të reja, duke shtuar se kjo parti është e përkushtuar për krijimin dhe funksionalizimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është për zgjedhje të reja. Ne jemi për krijimin dhe funksionalizimin e të gjitha institucioneve të Kosovës dhe po punojmë që këto institucione të realizojnë programin qeverisës që na pret”, përfundoi Sallahu./teve1.info/

Tags: Blerim Sallahuformimi i qeveris dhe kuvenditLVVTeve1zgjedhja e presidentit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

“Vetëm kushtëzimi e detyron Serbinë t’i dorëzojë sulmuesit”

“Vetëm kushtëzimi e detyron Serbinë t’i dorëzojë sulmuesit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën