TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Salihaj paralajmëron tensione në Kuvendin e LDK-së: Ajo që po kërkon Abdixhiku nuk është dorëheqje, por votëbesim

by TËVË 1
2 muaj ago
4
A A
Salihaj paralajmëron tensione në Kuvendin e LDK-së: Ajo që po kërkon Abdixhiku nuk është dorëheqje, por votëbesim

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, ka shprehur shqetësim dhe frikë për zhvillimet që pritet të ndodhin nesër në Kuvendin e LDK-së, ku do të vendoset nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i kësaj partie.

Salihaj ka deklaruar se dëshiron që Kuvendi të zhvillohet në frymë konstruktive, pa tensione dhe përplasje, por sipas tij, mënyra se si kryetari aktual i LDK-së ka vepruar me çështjen e dorëheqjes, mund të prodhojë probleme brenda partisë.

“Unë dëshiroj që nesër Kuvendi të ketë një debat konstruktiv, të mos ketë tensione e përplasje, por të përfundonte mirë ashtu siç do duhej. Kam brengë dhe një lloj frike, sepse vetë mënyra se si veproi kryetari i LDK-së, z.Abdixhiku që një herë ofroi dorëheqje e pastaj tha që dorëheqjen do ta ofrojë në Kuvend… por nuk kam dëgjuar kurrë që dorëheqja të votohet ose statuti s’parasheh votim të dorëheqjes, dorëheqja është akt moral që e jep individi. Statuti i LDK-së, thjesht e parasheh dorëheqjen, por nuk parasheh ndonjë procedurë për dorëheqjen, s’ka procedura – dorëheqja jepet dhe kryhet akti”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai theksoi se statuti i LDK-së e parasheh dorëheqjen si akt individual, por nuk parashikon procedurë votimi për të.

Sipas Salihajt, ajo që Abdixhiku po kërkon nuk është dorëheqje, por votëbesim, procedurë e cila, sipas statutit të LDK-së, ka rregulla të qarta.

“Fakti që Abdixhiku do të hyjë me votë për dorëheqje, që në fakt është votëbesim, ku këtë të fundit e parasheh statuti i LDK-së. Pra, këtë që dëshiron ta bëjë Abdixhiku është votëbesim nuk është dorëheqje. Por, edhe votëbesimi ka procedura. Ai duhet të realizohet me votë të fshehtë, jo ashtu siç dëgjova me votë të hapur. Nuk është në rregull kjo, sepse njerëzit hezitojnë për mos ta përkrahur. Mendoj që kjo situatë mund të shkaktojë tensione dhe probleme”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kjo situatë mund të shkaktojë tensione dhe probleme brenda partisë, nëse nuk respektohen procedurat statutore.

Ndërkohë, nesër në Kuvendin e LDK-së pritet të diskutohet vetëm çështja e votëbesimit për kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku. Deri më tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Avdullah Hoti.

Ndërkohë, përveç Hotit, kundër Abdixhikut i ka dalë edhe deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami, e cila i kërkoi dorëheqje të menjëhershme.

Kuvendi i LDK-së është paralajmëruar të nis nga ora 12:00. /teve1.info/

Tags: adem salihajLDKLumir AbdixhikuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën