TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Salihaj: Konsensusi për presidentin i vështirë, e mundshme një emër nga familja Jashari

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka komentuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe mundësinë e konsensusit në këtë drejtim.

Ai tha se problemi nuk është vetëm tek numrat, por në arritjen e një konsensusi të plotë që do të përfshinte të gjithë faktorët politikë.

Salihaj theksoi se për momentin, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, nuk po konsiderohet për një konsensus të gjerë, ndërsa mundësia që emri i ardhshëm të jetë nga familja Jashari është e mundshme, por ende nuk është i sigurt se cili do të jetë ai.

Në lidhje me kandidaturat për president, Salihaj theksoi se është e rëndësishme që presidenti i ri të ketë një mbështetje të gjerë, përfshirë atë kombëtare dhe të ketë aftësitë e duhura për këtë post.

Ai gjithashtu shtoi se në rast se dikush nga familja Jashari nominohet për president, mund të ketë mbështetje nga PDK-ja dhe ndoshta edhe nga LDK-ja, duke u siguruar kështu numrat e nevojshëm për zgjedhjen e tij në Kuvend.

“Unë mendoj që problem është te numrat, nëse ne flasim për konsensus të zgjedhjes së presidentit, atëherë konsensusi nënkupton pajtimin e të gjithëve dhe për ta arritur një pajtim të të gjithëve është pak e vështirë. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani tash për tash nuk flitet për një lloj konsensusi, dhe emri tjetër mendoj plotësisht që do të jetë nga familja Jashari, por cili emër do të jetë nuk jam i sigurt, pra në këtë moment. Ne duhet të kemi parasysh dy aspekte për çështjen e presidentit, një aspekt është përcaktimi i qartë kombëtar i personit që do të jetë president dhe duhet të jetë aftësia e personit që të jetë president”

“Nëse dikush nga familja Jashari nominohet për president, nëse ka votë nga PDK mendoj që do të ketë votë edhe nga LDK, LDK-ja  është penalizuar shumë me vetë faktin se nuk ka bashkëpunuar 9 muajt e kaluar para zgjedhjeve të dhjetorit. Mendoj se për Vjosa Osmanin mund të ketë një dakordim nga LDK ose nga shumica e LDK-së, ndërsa nga PDK nëse ka një dakordim nga kjo parti për një kandidat nga familja Jashari, është e sigurt zgjedhja e tij në Kuvend sepse ka vota të mjaftueshme që të zgjedhet”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: adem salihajceshtja e presidentitLDKTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Disa nga ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën