TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Gjykatësja Mapi Feld-Folia, tha se Mustafa lirohet nga dënimi për pikën 2-trajtim mizor i të ndaluarve.

Sipas gjyqtares Mapi Feld-Folia, Salih Mustafa shpallet fajtor dhe dënohet me 10 vite burgim për pikën një të aktakuzës, krime të luftës, dënohet me 22 vite burgim për pikën 3 të aktakuzës-torturë ndaj 6 personave të ndaluar në kompleksin në fshatin Zallash të Prishtinës, 25 vite burgim për pikën 4-vrasje e paligjshme, derisa u lirua nga aktakuza për pikën 2-trajtim mizor i të ndaluarve.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrë parasysh provat dhe argumentet, trupi gjykues në emër ët popullit të Kosovës ju shpallë fajtor për pikën 3-torturë si krim lufte. Pikën 1-ndalim arbitrar. Pikën 4-vrasje e paligjshme. Të pafajshëm ju shpallë për krimin e luftë së trajtimit mizor për pikën 2. Trupi gjykues iu shpallë fajtor për më shumë se 1 vepër penale. Dënim me 10 vite burg për krime të luftës-pika 1. Dënim me 22 vjet për torturë, pika 3. Dënim me 25 vite burgim për vrasjen e paligjshme. Me vendim të njësuar ju shpall fajtor me 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha ajo.

Gjykatësja tha se dënimi është individual dhe nuk ka të bëjë me luftën e UÇK-së ose popullin e Kosovës.

Sipas aktakuzës ndaj Salih Mustafës, të ngritur nga Dhimat e Specializuara në Hagë, Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash dhe qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim.

Mustafa u dënua për tri nga katër aktakuzat për krime lufte që ngarkohej:

Ndalim arbitrar (Pika 1)

Torturë (Pika 3) dhe

Vrasje e paligjshme (Pika 4). derisa u shpall i pafajshëm për pikën 2-Trajtim mizor.

Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 24 shtator 2020.

Më 28 shtator 2020, bëri paraqitjen e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e mëtejshme më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat e paraqitura në aktakuzë.

Palët, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Mbrojtja dorëzuan (në mënyrë konfidenciale) versionet më të fundit të dosjeve paraprake, përkatësisht më 22 shkurt dhe 6 maj 2021. Më 7 maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.

Tetë viktima morën pjesë në procesin gjyqësor si një grup i vetëm dhe u përfaqësuan në sallën e gjyqit nga mbrojtësja e viktimave.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtëses së viktimave. ZPS-ja thirri 14 dëshmitarë dhe më 4 shkurt 2022 mbylli paraqitjen e provave të veta.

Më 23 shkurt 2022, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së.

Më 21 mars paraqiti prova mbrojtësja e viktimave, kur një nga viktimat pjesëmarrëse në çështjen gjyqësore i shprehu pikëpamjet dhe shqetësimet Trupit Gjykues.

Më 22 mars 2022, Mbrojtja filloi paraqitjen e provave të veta dhe thirri 15 dëshmitarë për të dhënë dëshmi. Më 22 maj 2022 Mbrojtja njoftoi mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të veta.

Më 1 qershor 2022, ZPS-ja paraqiti kundërprova, ku thirri një dëshmitar dhe paraqiti prova shkresore shtesë.

Më 3 qershor 2022, Trupi Gjykues kërkoi prova shtesë në bazë të rregullës 132 të Rregullores, konkretisht dy aktekspertiza lidhur me vlerësimin mjekësor të disa prej viktimave të pranuara në këtë çështje gjyqësore.

Më 20 qershor 2022 u mbyll procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje gjyqësore. Palët dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare përkatësisht më 21 dhe 22 korrik 2022.

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së, mbrojtëses së viktimave dhe Mbrojtjes u mbajtën më 13 deri më 15 shtator 2022.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

​Fushata zgjedhore, KQZ tregon rregullat për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama njofton se do të hapen kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Juventus – Inter, derbi i madh italian luhet sot nga ora 18:00

Juventus – Inter, derbi i madh italian luhet sot nga ora 18:00

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën