Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane, ka reaguar pasi CAF vendosi që t’ia marrë titullin e Kupës së Afrikës Kombëtares së Senegalit, duke ia dhënë në tavolinë Morokos.
Ai përmes një deklarate tha se ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë dhe besojmë, pasi ka shumë korrupsion.
Mane është i zhgënjyer me këtë vendim dhe thotë se atë dhe tifozët meritojnë drejtësi.
Reagimi i plotë:
”Ajo që ndodhi ka shkuar shumë larg. Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, as Afrika në të cilën besojmë. Ka shumë korrupsion në lojën tonë dhe po vret pasionin e miliona tifozëve në të gjithë kontinentin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, por vendimet jashtë saj janë vendimtare për ndeshjet dhe trofetë. Jam thellësisht i zhgënjyer jo vetëm për Senegalin, por për futbollin afrikan në tërësi. Ne meritojmë më mirë. Tifozët meritojnë drejtësi, transparencë dhe respekt”, ka shkruar Mane.





