TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadik Durakut “po i skadon” paraburgimi në Serbi, familjarët kërkojnë informacion

by teve1
1 vit ago
0
A A
Sadik Durakut “po i skadon” paraburgimi në Serbi, familjarët kërkojnë informacion

Familjarë të Sadik Durakut nga Kosova, i ndaluar në Serbi qysh më 17 prill, thonë se nuk kanë informacione se çfarë është duke ndodhur me të, ndërkohë që avokati thotë se masa e paraburgimit të tij është “duke skaduar”.

Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike, u arrestua muajin e kaluar në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi atëkohë se atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vëllai i Sadik Durakut, Avdyl Duraku, thotë se është “tejet i shqetësuar” për fatin e tij.

“Nuk e di se si të veproj nga Kosova… Avokati i tij, tash e tri javë, na thotë se në këtë javë mbahet seancë, në këtë javë… Vëllai im po mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë”, thotë Duraku.

Shton, po ashtu, se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, pasi vuan nga problemet në zemër.

Avokati i Sadik Durakut, Goran Petronijeviq, thotë se klientit të tij është “duke i skaduar afati i paraburgimit”, por nuk specifikon kur.

“Tani vendoset nëse do të vazhdohet paraburgimi prej 30 ditësh apo do të ndryshohet me ndonjë masë tjetër”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Petronijeviqit, masa e ndalimit është caktuar për shkak të, siç është thënë, rrezikut të arratisjes, sepse bëhet fjalë për shtetas të huaj, por edhe “shqetësimit publik”, meqë mediat kanë raportuar për rastin.

Akuza për “shqetësim publik” u hodh poshtë në apelin e tij.

Petronijeviq thotë se masë më e përshtatshme do të ishte arresti shtëpiak ose lirimi me obligimin që Duraku të qëndronte në Serbi derisa të zgjidhej rasti.

Përkundër insistimit të REL-it, ai nuk jep ndonjë datë se kur mund të mbahet seanca për Durakun.

Familjarët thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

Petronijeviq thotë, po ashtu, se beson se Duraku nuk është person i kërkuar për krime lufte.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd konfirmoi më herët se është e informuar për rastin e Sadik Durakut. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Nisma: Presidentja të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike

Dogana e Kosovës ndalon kontrabandën me produkte estetike, kapen 100 paketime botox e filler

Dafina Zeqiri mban koncert madhështor më 25 dhjetor në “1 Tetori”

Konjufca: S’do të kërkojmë marrëveshje koalicioni, por bashkëpunim me opozitën

Konjufca: S’do të kërkojmë marrëveshje koalicioni, por bashkëpunim me opozitën

Sesko i prinë sulmit të Sllovenisë ndaj Kosovës

Slloveni Kek flet për “Dardanët”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën