TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa u rrit çmimi i rrymës në dhjetë vitet e fundit?

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Sa u rrit çmimi i rrymës në dhjetë vitet e fundit?

Çmimi mestar i energjisë elektrike ka arritur nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit në Kosovë. Ndërkohë, paralajmërohet sërish për rritjen e mundshme të çmimit të rrymës nga 1 prilli i vitit 2025.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE thonë se kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike.

KosovaPress mëson nga burimet e saj brenda ZRRE-së, se këto kompani kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike nga 1 prilli,

Kujtojmë se nga prilli i vitit 2023, deri më 31 mars 2024 konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës ishte 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, çmimi ishte prej 14.45 centësh, ose mbi 100 për qind më shtrenjt krahasuar me vitin 2013.

Ndërkohë më 2 prill 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrR) kishte marrë vendim për lirim simbolik të çmimit prej 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë si dhe për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Ky vendim erdhi si rrjedhojë uljes së çmimit të rrymës për import.

Sipas ZRrE-së, pas këtij vendimi, tarifat për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë, që nënkupton se nga 14.45 centë për kilovat, ata do të paguajnë 13.29 centë për tarifën e ditës, dhe nga 6.81 centë në 6.26 centë për tarifën e natës.

Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, më 2023 për kategorinë e konsumatorëve familjar çmimi mesatar i energjisë elektrike është 7.12 centë për kilovat, që është më i lartë për 15.93 për qind se në vitin 2022 kur ka qenë 6.14 centë për kilovat, ndërsa për konsumatorët jo-familjar çmimi mesatar i energjisë është 9.36 centë kilovat që është më i lartë se çmimi mesatar në vitin 2022 kur ka qenë 9.27 centë për kilovat.

Dhjetë vjet më herët, në vitin 2013, çmimi mestar i rrymës për familjar ishte 5.15 centë për kilovat, ndërsa, 7.21 centë për ata jo-familjarë.

Ndërsa, sipas rregullatorit të energjisë, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjar dhe jo-familjar për dhjetë vitet e fundit, çmimet nuk përfshijnë TVSH-në.

Tarifa e natës, më e lirë, vlen në orarin 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

Në grafikën më poshtë janë paraqitur çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjar dhe jo-familjar për dhjetë vitet e fundit, çmime të cilat nuk përfshijnë TVSH-në, si dhe për vitin 2024 (31 mars) çmimet e rrymës jo-mesatar për familjarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

“InfoNata” 26.08.2026

“InfoNata” 26.08.2026

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

88 ditë protestë në Tiranë

88 ditë protestë në Tiranë

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën