TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme.

Gratë e njohura të cilat kanë lindur në mënyrë natyrale janë Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e Princit William, Pamela Anderson, Cindy Crawford, Demi Moore, Jessica Alba, Alanis Morissette, Miranda Kerr, Nelly Furtado, Kourtney Kardashian etj.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh gratë vendosin që të lindin me prerje Cezariane.

Ndonjëherë me indikacion mjekësor, por ndonjëherë edhe më dëshirën e tyre.

Nuk ka studime të mjaftueshme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje Cezariane që mund të ketë një grua.

Përgjithësisht, një grua është e sigurt që të kryejë deri në tri lindje me prerje Cezariane.

Problemet të cilat lidhen me lindjet e shumta me operacion janë dobësimi i murit të mitrës në vendin ku është prerë mitra, problemet me placentën e cila mund të ngjitet më thellë në murin e mitrës ose nëse placenta e mbulon pjesërisht ose krejtësisht kanalin e lindjes, dëmtimi i fshikëzës së urinës dhe gjakderdhja e shtuar nga mitra.

Gratë që kanë lindur me operacion janë Victoria Beckham, e cila ka lindur katër herë me prerje Cezariane, Angelina Jolie ka lindur me operacion vajzën dhe binjakët në lindjen e dytë, Christina Aguilera, Kate Winslet, Jennifer Lopez ka lindur dy herë me operacion, Kate Hudson, Pink, etj.

Sa më gjatë që bebet të qëndrojnë në barkun e nënës, aq më mirë është.

Por kur jeni shtatzënë me trinjakë ose më shumë bebe, shpesh mund të zhvillohen komplikime.

Ekipi juaj mjekësor do të marrë parasysh rreziqet e lindjes së parakohshme.

Ata do të vlerësojnë rreziqet e vazhdimit të shtatzënisë për ju dhe bebet tuaja, bazuar në gjendjen tuaj individuale.

Një shtatzëni normale zgjat 40 javë. Kohëzgjatja mesatare e shtatzënisë për trenjakët është 32 javë.

Për katërnjakët, gjatësia mesatare është 30 javë.

Vazhdimi i shtatzënive të shumëfishta pas 36 javësh mund të jetë i rrezikshëm për ju dhe bebet tuaja.

Pra, zakonisht konsiderohet më e mira për të lindur më herët.

Kur vendosni se kur dhe si duhet të lindin foshnjat, mjeku juaj do të marrë parasysh faktorë të ndryshëm.

Ekipi juaj mjekësor do të mendojë për pozicionin e çdo bebeje, peshën e çdo bebeje, shëndetin tuaj dhe shëndetin e bebeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

6 hobi që rrisin inteligjencën tuaj

6 hobi që rrisin inteligjencën tuaj

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

Pse duhet të udhëtoni sa më shumë?

Pse duhet të udhëtoni sa më shumë?

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën