TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sa janë të sigurta produktet ushqimore në Kosovë gjatë verës?

nga teve1
22 Qershor, 2025
2
A A
Sa janë të sigurta produktet ushqimore në Kosovë gjatë verës?

Në stinën e verës, kur temperaturat janë të larta, shëndeti i qytetarëve është i ndërlidhur edhe me ushqimin që e konsumojnë, sidomos me produktet e mishit.

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët hasin në produkte jo cilësore dhe pa afat, si në dyqane e po ashtu edhe në gastronomi.

Në këto ditë në nxehta, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës thotë se kanë në fokus kontrolline tregut sidomos të produkteve të mishit, por nga AUV nuk kanë dhënë statistika për sasinë produkteve ushqimore të asgjësuara gjatë periudhës janar-maj të këtij viti.

Sipas zyrtarit për media të AUV, Lamir Thaçi produktet që janë në treg janë të sigurta pasi që sipas tij, janë kontrolluar e hulumtuar në pikat kufitare në vend.

Por, sipas Thaçit, vetëm gjatë vitit 2024 nga AUV janë kryer 70 mijë e 950 kontrolle zyrtare, nga të cilat janë asgjësuar 104 mijë e 191 kilogramë produkte ushqimore me origjinë bimore, produkte me origjinë shtazore 522 mijë e 955 kg, produkte mishi 226 mijë e 381 kg dhe produkte peshku 40 mijë e 505 kilogram.

Thaçi në një deklaratë për KosovaPress thekson se të gjitha ngarkesat që importohen në Republikën e Kosovës, fillimisht i nënshtrohen kontrollit zyrtarë të inspektorëve të AUV-it.

“Ngarkesat që importohen në Republikën e Kosovës, fillimisht i nënshtrohen kontrollit zyrtarë të inspektorëve të AUV dhe vetëm kur janë në përputhje me ligjin ato lejohet që të kryhet zhdoganimi i tyre dhe të dalin në tregun e brendshëm…Aktualisht produktet që janë në treg janë të sigurta, sepse në secilin moment, kur eventualisht mund të ekzistojë ndonjë dyshim mbi to atëherë gjithmonë vendoset të largohen nga tregu, të hulumtohen dhe nga rezultatet finale që nxjerrët nga hulumtimi atëherë vendoset për faktin e produktit”, ka thënë Thaçi.

Një muaj më parë, Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili.

Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.

Edhe Bashkimi Evropian, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.

Thaçi thekson se kjo masë është ende në fuqi.

“Nga dita e parë që është dhënë njoftimi se ka shpërthime të sëmundjes aviare influenca në shtetin e Brazilit në disa rajone, po atë ditë Kosova në linjë me vend të Bashkimit Evropian ka vendosur masë të ndalesës së përkohshme për të gjitha ngarkesat nga ky shtet dhe masa është ende në fuqi dhe ne jemi duke i kontrolluar në mënyrë strikte secilën ngarkesë evidentuese…”, ka thënë ai.

Kosova, vetëm gjatë periudhës janar–prill të këtij viti, ka importuar produkte të mishit të pulës nga Brazili në vlerë prej 13.7 milionë eurosh, nga gjithsej 34.7 milionë euro sa është vlera totale e importit të këtyre produkteve nga të gjitha shtetet gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vendi ka importuar gjatë 2024-tës produkte të mishit të pulës në vlerë prej 91.8 milionë eurosh nga tregjet ndërkombëtare – ndërsa vetëm nga Brazili mish pule në vlerë prej 30.6 milionë eurosh.

Ndërsa, qytetarët e Kosovës duket të jenë konsumues të mëdhenj të produkteve të mishit.

Nëse shikohen shifrat zyrtare të Doganës së Kosovës, mund të krijohet përshtypja se qytetarët hanë vetëm mish.

Vetëm brenda vitit 2024, Kosova ka importuar 52 milionë e 916 mijë kilogramë mish nga të gjitha llojet e saj nga vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e importit të mishit për vitin 2024 ishte mbi 117 milionë euro.

Dogana liston mishin në vendin e 12-të sa i përket produkteve më të importuara përgjatë vitit.

Krahasuar me vitin 2023, sasia e importit të produkteve të mishit më 2024 nuk ka ndryshuar shumë, mirëpo vlera e tij po.

Për më shumë se 10 milionë euro është më e lartë vlera e importit të mishit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Kjo ngritje duket të jetë si rrjedhojë e inflacionit nga vendet e origjinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

“Një arsenal i mjaftueshëm për një njësit terrorist”- Sveçla: Armatimi u gjet në objektin që i përket Aleksandar Arsenijeviç

“Një arsenal i mjaftueshëm për një njësit terrorist”- Sveçla: Armatimi u gjet në objektin që i përket Aleksandar Arsenijeviç

Policia sekuestron sasi të armatimit në Zveçan, intervistohet një person

Policia sekuestron sasi të armatimit në Zveçan, intervistohet një person

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Vdes një 65 vjeçar në një aksident në Ferizaj

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

Parlamenti iranian vendos mbylljen e ngushticës kyçe të transportit të naftës

Shpendi gati ta lë Shqipërinë për Italinë

Fiorentina synon Shpendin

A ka ndryshuar vlera e Bitcoin pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme?

A ka ndryshuar vlera e Bitcoin pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme?

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Asllani pa të ardhme tek Interi

Gjimshiti flet para përballjes me Italinë

Gjimshiti mbetet tek Atalanta

Shaqiri nuk largohet nga Baseli

Shaqiri nuk largohet nga Baseli

Boshnjaku gati për kapitullin e ri me Gjilanin

Boshnjaku gati për kapitullin e ri me Gjilanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X