TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Një sugjerim për ndryshim të Kushtetutës i cili mundëson votimin e presidentit nga populli ka ardhur nga presidenca aktuale. Por gjasat për një gjë të tillë po shihen vështirë të realizueshme.

by Doresa Geci
1 orë ago
1 0
A A

80 vota i duhen një kandidati për t’u zgjedhur president i vendit.

Por këto vota, si duket nuk i ka edhe presidentja aktuale Vjosa Osmani për t’u rizgjedhur edhe një herë në krye të kësaj detyre.

E në një intervistë televizive, shefja e kabinetit të Osmanit, Learta Hollaj ka dhënë sugjerimin që zgjedhja e presidentit të bëhet nga populli duke ndryshuar amdamentet e Kushtetutës.

Por sa janë gjasat që të ndodhë një gjë e tillë?

“Çështja e miratimit në Kuvend është pak problem meqenëse duhet 2/3 e votave për ndryshimin e amadamentit të Kushtetutës që të bëhet zgjedhja e presidentes me votat drejtpërdrejtë nga qytetari. Nuk shpresoj fare për momentin pasi gjendja ndërmjet partive politike është jashtëzakonisht e rëndë, dhe nuk kanë raporte ndërmjet veti. Për me mujt me ndodh ajo duhet të ketë vullnet nga të gjitha partitë politike që të vijë deri të ndryshimi”, shprehet Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit

Pavarësisht vështirësive, kësaj rruge duket se i ka hyrë vet Osmani.
Shefja e shtetit njoftoi të enjten se i ka dërguar Kuvendit të Kosovës amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit direkt nga populli.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të
Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli”, ka shkruar Osmani.

Menjëherë pas kësaj, reagoi kryetarja e Kuvendit.

Albulena Haxhiu, i dha mbështetje nismës së presidentës.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, u shpreh Haxhiu.

Të pamundur po e sheh edhe njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri.

“Unë besoj që kjo nuk mund të ndodh tash sepse ka afate ligjore kur duhet të bëhen ndryshime dhe kur mund të jepet efekti i tij i parë. Prandaj unë mendoj që kjo është e pamundur tash në moment, pasi për t’u shpallur zgjedhje duhet të shpallen 45 ditë paraprakisht. Ne nuk e dimë se çfarë thotë Kushtetuta pasi Kushtetuta nuk e sheh fare këtë pjesë”, shprehet ai.

Por një draft amadament i cili mundëson zgjedhjen e presidentit nga populli gjendet në sirtarët e presidencës.

“Ka qenë vitit 2018, kur presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, ka përgatitur një komision në të cilën edhe unë kam qenë pjesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshimin për Ligjin për Zgjedhje. Kështu që kemi punuar dhe ai dokument si për ndryshimin e Kushtetutës ashtu edhe për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje gjendet në presidencë. Nuk ka nevojë më përgatit shumë vetëm atë me dërgu në Kuvend dhe me u miratu”, thotë Hasan Shala.

Por sipas Shalës, në atë draft amadament nuk parashihen ndryshime të kompetencave të presidentit edhe në rast që zgjidhet përmes popullit.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese

Nis seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Lushaku-Sadriu: Reformat kushtetuese kërkojnë kohë, s’bëhen me urgjencë

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën