TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Sa herë që familjarët e Lulzimit vijnë në gjykata, ndihen edhe të keqtrajtuar”

nga Albiona Hajdari
18 Shtator, 2024
0
A A
“Sa herë që familjarët e Lulzimit vijnë në gjykata, ndihen edhe të keqtrajtuar”

Parashihej të ishte seanca përfundimtare për vrasjen e Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, mirëpo një kërkesë përmes email-it të avokatit të njërit prej të miturve, bëri që seanca të shtyhej, por pa njoftimin paraprak të familjes. Kërkohet seriozitet më i madh nga Gjykata e Apelit.

Seanca u parapa të fillojë në 10:30.

Por brenda sallës së Gjykatës së Apelit nuk ishin të pranishëm të gjithë.

E pikërisht kjo seancë parashihej të ishte e fundit për të vendosur lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahut.

Një kërkesë përmes email-it një ditë më parë drejtuar Gjykatës së Apelit,  nga avokati i njërit nga të miturit që akuzohet për vrasjen e tij, bëri që kjo seancë të anulohej.

Kjo pasi sipas avokatit të familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, avokati i palës tjetër kishte një tjetër seancë në të njëjtën kohë.

E njoftimin për shtyrjen e kësaj seance, familja e kuptoi vetëm pasi erdhi nga Podujeva në Prishtinë.

“Sa herë që familjarët e Lulzimit vijnë në këto gjykata, ndihen sipas tyre edhe të keqtrajtuar dhe që dhimbja ju shtohet. Kështu që besoj që ka qenë një ditë e keqe, një ditë e rëndë për familjen e Lulzim Fejzullahut”, ka thënë Gashi.

Gashi ka një thirrje për institucionet e drejtësisë.

“Do të duhej gjykata të jetë pak më serioze, Gjykata e Apelit po flas në këtë rast, që nëse merr njoftime zyrtare, qoftë në formë të emaileve apo avokatëve apo kujtdo tjetër të palëve në procedurë, që palët tjera t’i njoftojë që të mos vijnë. Është diçka që Gjykata nuk ka një qëndrim të caktuar dhe në raste të caktuara i pranon email-et, në raste të caktuara jo dhe dispozitat ligjore janë shumë të qarta që kur avokati është i zënë në një seancë tjetër, nuk ka arsye ligjore që të shtyhet seanca nëse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt; mund të dërgojë zëvendësues apo të gjejë forma të tjera për të qenë prezent apo jo”, tha Gashi.

Tëvë1 ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit për qëndrimin e këtij institucioni lidhur me pranimin e kërkesave përmes email-eve dhe aprovimin zyrtar të tyre, mirëpo deri në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Seanca e radhës është shtyrë më datën 25 shtator nga ora 11:20.

Lulzim Fejzullahu është rrahur për vdekje me shufra metalike nga dy të mitur në ditën e 14 janarit në rrugën ‘’Drenica’’ në Podujevë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Pse nuk kishte aksione edhe në të kaluarën

Zyba: PDK festoi ditëlindjen e Simiqit në Kuvend, i bënë edhe tortë

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

“Mjerim”-  Haxhiu kritikon Prokurorinë që nuk kërkoi paraburgim ndaj  Valon Sylës

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Ndalohet për 48 orë njëri nga të përfshirët në rrahjen në veri

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Zyba për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Pse nuk kishte aksione edhe në të kaluarën

Zyba: PDK festoi ditëlindjen e Simiqit në Kuvend, i bënë edhe tortë

Triumfi i boksierëve shqiptarë në eventin unik “kuqezi” në Munchen

Triumfi i boksierëve shqiptarë në eventin unik “kuqezi” në Munchen

PSG-ja synon De Jongun

De Jong rinovon kontratën me Barcelonën

Tridhjetetetë të vdekur në një aksident trafiku në Tanzani

Tridhjetetetë të vdekur në një aksident trafiku në Tanzani

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Dortmundi insiston për Jasharin

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X