Nga 226 shtete, Kosova është renditur në vendin e 26-të, sa i përket shteteve më të sigurta në botë për të investuar.
Raporti është përgatitur nga Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve.
Me këtë arritje, është mburrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Megjithatë, sipas Lidhjes së Bizneseve, gjendja në praktikë është ndryshe.
“Sa i përket këtyre statistikave dhe raportit të cilat i ka publiku kryeministri në detyrë janë të mira si imazh që përçohen në arene ndërkombëtare, por realiteti është krejt diçka tjetër. Kemi të bëjmë me një situatë të cilën në Republikën e Kosovës nuk kemi investor që vijnë në Republikën e Kosovës, jonë shumë arsyeje që ata sipas investorëve potencial që vijnë dhe dëshirojnë të investojnë. Është pasiguria në aspektin edhe politik pas, pasiguria edhe në problemet me fqinjët dhe njëkohësisht tani është edhe problemi tjetër problemi i energjisë elektrike”, tha Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve.
Madje, sipas Besart Dreshaj që drejton “Lidhjen e Bizneseve, në dy vitet e fundit situata është përkeqësuar.
“Kështu që viti 2024 dhe 2025 janë vitet më të rënda sa i përket statistikave të investimeve të huaja në Republikën e Kosovës. Por për fat të keq në kemi lëvizje të aseteve të investimeve të Kosovës në shtetet fqinje si kur që e kemi marr shembull Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Edhe investort e brendshëm po shikojnë që investimet e tyre t’i bartin në shtete e regjionit”.
Vlerësim të njëjtë, kanë edhe në Odën Ekonomike të Kosovës.
“Sipas të dhënave tona që i kemi tona brenda, por edhe të fondit monetar edhe të Bankës Botëror, të Komisionit Evropian, shihet që Kosova është duke vuajtur për investime të huaja. Nuk kemi investime kualitative që kishin me ndiku në një rritje më të madhe ekonomike dhe me një përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve të Republikës së Kosovës… Ky është shqetësimi jonë që nuk po arrijmë me ngrit prodhimin tonë, me e rrit eksportin, me ul importin. Dhe kjo ish dasht me ndodh përmes investimeve të huaja kualitative”, tha Lulzim Rafuna nga OEK.
Sipas Rafunës, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë reforma administrative, në mënyrë që ta eliminoj burokracinë, si dhe gjithashtu të punoj në përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.






