Madje ka 35 ditë me radhë, që për orë të tëra qëndrojnë të tubuar para kësaj tavoline.
Kjo për shkakun se kërkesat e tyre nuk po plotësohen nga qeveria.
Duke mos dashur të prononcohen para kamerës ata presin që greva të ndërpritet sa më parë e të bëhet një zgjidhje.
Përgjatë qëndrimit aty, disa nga mësimdhënësit shfrytëzojnë kohën për të bërë analiza për mënyrën se si do të vlerësojnë nxënësit.
Drejtori i kësaj shkolle, Nazif Jashari, tregoi se si është një ditë e grevës në institucionin që ai drejton.
E greva disa javore është kthyer në monotoni për mësimdhënësit.
Më tu bërë mesditë të gjithë mësimdhënësit një nga një u larguan nga shkolla.
Kronika e gazetares Doresa Geci.