TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia thotë se u sulmua me dhjetëra dronë nga Ukraina

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia thotë se u sulmua me dhjetëra dronë nga Ukraina

Rusia tha se ka kapur dhjetëra dronë ukrainas, të lëshuar gjatë natës së shkuar në drejtim të territorit të saj.

Sulmet e raportuara ndodhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do të hakmerret për sulmet masive të një dite më parë në Ukrainë, të cilat lanë së paku 37 njerëz të vrarë.

Kievi nuk i komentoi ende pretendimet ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Russë tha të martën se 38 dronë në pesë rajone janë kapur, përfshirë: 21 në Rostov, shtatë në Kursk, pesë në Astrakhan, tre në Belgorod dhe dy në Voronezh.

Mediat lokale raportuan se aeroportet në rajonet jugore të Astrakhanit dhe Volgogradit i kanë kufizuar fluturimet pas sulmeve me dronë.

Sipas guvernatorit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, granatimet ukrainase në rajon lanë të vrarë katër persona dhe të plagour 20.

Ai shtoi se sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtoi 60 shtëpi dhe 160 apartamente.

Në Volgograd, një depo nafte dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët, tha guvernatori rajonal, Andrei Bocharov.

Një ditë më herët, autoritetet në Ukrainë thanë se sulmet ruse me raketa shënjestruan disa qytete në këtë vend, duke vrarë 37 njerëz – prej tyre 21 në Kiev.

Shënjestër e sulmeve ishte edhe një spital për fëmijë, ku mbetën të vrarë dy punonjës.

Perëndimi i dënoi sulmet ruse, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë sot për to./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën