TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 29 nëntor, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar para se të arrinin cakun.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram.

Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Edhe pse nuk është shkatërruar, raketa e tretë “nuk arriti” cakun, thanë Forcat Ajrore, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe raketave.

Më herët gjatë të mërkurës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e Flotës së saj të Detit të Zi lëshoi katër raketa lundruese ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm.

Shpesh, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lëshon me vonesë informacione për sulme të caktuara.

Marina e Ukrainës tha se tri raketat lundruese të Rusisë u lëshuan nga rajoni Herson, që gjendet në afërsi të Detit të Zi, zonë që është nën kontrollin rus që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 21 muaj më parë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se kryeqyteti rus u sulmua me dron mëngjesin e 29 nëntorit. Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kilometra në jug të Moskës. Autoritetet ruse nuk raportuan për dëme apo viktima. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Ngricat në trotuare dërgojnë 170 persona në spital në Maqedoni të Veriut

Ngricat në trotuare dërgojnë 170 persona në spital në Maqedoni të Veriut

Qeveria e Izraelit synon të shfuqizojë veprat penale kundër Netanyahut

Qeveria e Izraelit synon të shfuqizojë veprat penale kundër Netanyahut

Parlamenti Evropian ndalon hyrjen e diplomatëve iranianë në ambientet e tij

Parlamenti Evropian ndalon hyrjen e diplomatëve iranianë në ambientet e tij

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

“Info Nata”- 12.01.2026

“Info Nata”- 12.01.2026

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën