TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rusia rrit nivelet e ujërave edhe për prestigj politik

nga TËVË 1
9 muaj më parë
0
A A
Rusia rrit nivelet e ujërave edhe për prestigj politik

Aktivistët pretendojnë se zyrtarët rusë janë duke devijuar rrjedhën e degës më të madhe ujore në Detin Kaspik për prestigj politik.

Banorët e Kazanit në Rusi jetojnë 1.000 kilometra në veri të Kaspikut, por mund të dëshmojnë për aktivitetin njerëzor që ndikon në të.

Reklamë

Aty, lumi Kazanka bashkohet me Vollgën – burimin më të madh të ujit në Detin Kaspik – dhe rrjedhat e tyre ndryshojnë shumë.

Në shtator të vitit 2023, Kazanka ishte aq e ulët saqë edhe rrjedha e saj u ngadalësua.

Por, në tetor të vitit 2024, ishte aq e lartë, saqë imazhi i pasqyrës së Kremlinit të Kazanit shkëlqente në ujërat e saj.

Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të motit.

“E gjithë Vollga është përshtatur”, thotë Yulia Faizrakhmonova, aktiviste që monitoroi nivelet e ujit atje për dhjetë vjet, derisa u largua nga Rusia, pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

“Ka një kaskadë rezervuarësh që drejtohen nga Agjencia Federale e Burimeve të Ujit”, thotë ajo për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

Këta rezervuarë dhe digat përgjatë Vollgës kanë qenë prej kohësh të lidhura me zvogëlimin e rrjedhave të ujit në Detin Kaspik, duke kontribuar kështu në rënien e nivelit të ujit atje.

Vollga siguron 85 për qind të ujit që rrjedh në Kaspik, sipas ueb-faqes së analizave, Kaspiisky vestnik.

Zyrtarët rusë kanë pranuar se rrjedhat janë devijuar – në disa raste për t’i ndihmuar zonat që prodhojnë havjar në rajonin e Astrakhanit, pranë bregut të Kaspikut – dhe i kanë lënë vendet si Kazani me nivele shumë më të ulëta uji.

“Ata kanë peshkun më të vlefshëm tregtar – bli – në rajonin e Astrakhanit”, thotë Faizrakhmonova.

“Por, sigurisht, pjesa jonë e Vollgës vuan”, shton ajo.

Në tetor të vitit 2023, niveli i ujit në rezervuarin Kuibishev, në jug të Kazanit, ishte tejet i ulët, sipas shifrave të publikuara nga kompania hidroelektrike, RusHydro.

Kjo i nxiti udhëheqësit e pesë rajoneve t’i bëjnë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, për “stabilizimin” e nivelit të ujit në Vollgë.

Presidenti i rajonit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha në një takim në Moskë se mungesa e ujit është duke shkaktuar “trazira sociale”.

Një vit më vonë, situata ndryshoi dhe niveli i ujit ishte shumë i lartë.

Disa besojnë se ky ishte një vendim politik që nuk lidhej me apelin e bërë, por më tepër me dëshirën për ta bërë Kazanin të duket më së miri para liderëve të huaj, që morën pjesë në samitin e BRICS-it në këtë qytet, muajin e kaluar.

“Mesa duket, për një ngjarje si kjo, është arritur marrëveshje në nivel federal me [zyrtarët nga] rajoni i Kaspikut”, tha aktivisti mjedisor, Timur Eskarayev, për gazetën lokale të lajmeve, Inkazan.

Faizrakhmonova pajtohet. Ajo thotë se gjatë punës së saj në Vollgë, ka vërejtur, gjithashtu, një korrelacion midis nivelit të ujit dhe ngjarjeve prestigjioze, shkruan REL.

Një rast i tillë ishte Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2018, kur në Kazan u zhvilluan disa ndeshje.

Të tjerë, ndërkaq, flasin për shkaqe të tjera të rritjes së nivelit të ujit.

Biologu me bazë në Kazan, Anton Bortyakov, i tha Inkazanit se bëhej fjalë për një kombinim të borës së madhe në dimër, të paralajmërimit të Minnikhanovit dhe të mbështetjes së shtuar për pozicionin e Tatarstanit në një komision qeveritar, që shqyrtoi rregullimin e rrjedhës së Vollgës.

Por, sidoqoftë, në fillim të nëntorit u vu re se nivelet e ujit ranë sërish.

Radio Evropa e Lirë i shkroi Minnikhanovit për ta pyetur nëse nivelet e larta të ujit ishin të lidhura me samitin e BRICS-it, por nuk mori përgjigje.

REL-i është klasifikuar si “organizatë e padëshirueshme” nga autoritetet ruse.

Tags: politikaRusiaujërat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Tetë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Qindra mijëra njerëz protestojnë në të gjithë Australinë në solidaritet me Palestinën

Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

Izraeli nis sulme masive në kryeqytetin e Jemenit

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Qytetari Egzon Haliti tregon pse ju bashkua shoqatës për zjarrfikje dhe shpëtim

Qytetari Egzon Haliti tregon pse ju bashkua shoqatës për zjarrfikje dhe shpëtim

Pse votuan Arben Gashi e Bekë Berisha pro Dimal Bashës?

Pse votuan Arben Gashi e Bekë Berisha pro Dimal Bashës?

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një 31-vjeçar, dyshohet se u godit nga një trung druri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X