TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha të saj ajrore në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm ukrainas më 17 nëntor. Dronët dhe raketat kanë shënjesturar infrastrukturën e energjisë dhe infrastrukturën civile në qytetet në mbarë vendin, duke detyruar Poloninë fqinje që të aktivizojë avionët luftarakë për të monitoruar situatën.

“Rusia ka kryer një nga sulmet më mëdha ajrore: dronët dhe raketat janë lëshuar drejt qyteteve paqësore, civilëve që po flinin dhe ndaj infrastrukturës kritike. Kjo është përgjigja e vërtet e kriminelit të luftës [presidentit rus, Vladimir] Putinit, për të gjithë ata që e kanë telefonuar dhe e kanë vizituar së voni. Na duhet paqe përmes forcës, jo përmes zbutjes së qëndrimit”, shkroi në X ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha.

Shpërthime u raportuan mëngjesin e 17 nëntorit në kryeqytetin ukrainas, Kiev, por edhe në qytete të tjera në mbarë Ukrainën, përfshirë në Odesa në Detin e Zi dhe në qytetin juglindor të Zaporizhjës.

Raketat ruse kanë goditur infrastrukturën e energjisë në mbarë Ukrainën, duke detyruar autoritetet që të nisin ndërprerjet e energjisë, tha ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko.

Sulmi masiv vjen teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po shkon drejt ditës së 1.000. Rusia ka shpenzuar sasi të mëdha armësh dhe ka humbur shumë njerëz për të bërë përparim të vogël, por të qëndrueshëm territorial dhe deri më tani ka nën kontroll pothuajse një të tretën e territorit të Ukrainës.

Ukraina, ndërkaq, po përballet me vështirësi që të minimizojë humbjet, të mbajë lart moralin dhe të bindë aleatët se me më shumë ndihmë ushtarake mund ta kthejë rrjedhën e luftës në favor të saj. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund luftës shumë shpejt, edhe pse nuk është e qartë se si do ta arrijë këtë, shkruan REL.

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës më 17 nëntor shtyn Poloninë që të ngrinte në qiell avionët luftarakë.

“Për shkak të sulmit masiv që Federata Ruse ka kryer duke përdorur raketa lundruese, raketa balistike dhe dronë, avionët polakë dhe të aleatëve kanë nisur të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, tha komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë, shtetit anëtar të NATO-s.

Kjo komandë tha se “kemi aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion, avionët luftarakë janë ngritur në qiell dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët janë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”.

Ministri ukrainas i Energjisë, Halushchenko tha në Telegram se “po vazhdon një sulm masiv ndaj sistemit tonë të energjisë”, duke shtuar se forcat ruse “po sulmojnë infrastrukturën e prodhimit të energjisë dhe linjat e transmisionit në mbarë Ukrainën”.

Tags: Rusiasulme masiveUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët në mëngjes, gjatë ditës mund të ketë edhe diell

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën