Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se më shumë se 120 raketa ishin lëshuar kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile.
Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore, raporton BBC, transmeton teve1.info
Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.
Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në të gjitha rajonet e vendit mëngjesin e së enjtes. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych u kërkoi civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksiononte.
Në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori Vitaly Kim shkroi se pesë raketa u kapën nga mbrojtja ajrore.
Dhe në qytetin perëndimor të Lviv, kryebashkiaku Andriy Sadovy tha se disa shpërthime ishin raportuar.
Dhjetra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë në të gjithë vendin. Sulmet e fundit kanë shkaktuar tashmë ndërprerje të energjisë në Odesa dhe Dnipropetrovsk.