TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar të martën se Moska është e gatshme të përfshijë zotimin e saj për të mos sulmuar asnjë shtet anëtar të NATO-s apo BE-së në garancitë e ardhshme të sigurisë.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht se nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë qëllime për të sulmuar ndonjë shtet anëtar aktual të NATO-s ose BE-së. Ne jemi të përgatitur ta përfshijmë këtë qëndrim në garancitë e ardhshme të sigurisë për këtë pjesë të Euroazisë”, tha Lavrov gjatë një fjalimi në seancën plenare të Konferencës së 3-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike, që u mbajt në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Në këtë kuadër, Lavrov theksoi se udhëheqësit e BE-së po shmangin dialogun e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe në vend të kësaj po kërkojnë garanci sigurie kundër saj pas konfliktit.

Ai shtoi se Rusia dëshiron që Arktiku të mbetet “një rajon paqeje dhe bashkëpunimi”, por paralajmëroi se planet e NATO-s për të forcuar praninë në këtë zonë “nuk mund të mos ngrenë shqetësime”.

Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n për zgjerim drejt rajonit të Azi-Paqësorit, me synimin për të “përmbajtur Kinën, izoluar Rusinë dhe përballur Korenë e Veriut”, duke fajësuar Perëndimin për përgatitjen e një “lufte të re të madhe evropiane”.

Shefi i diplomacisë ruse përsëriti pretendimin e Moskës se vendet evropiane të NATO-s po zgjasin qëllimisht luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ka cituar Anadolu.

Ai theksoi se shumica prej tyre po bëjnë “gjithçka që është në fuqinë e tyre” për të bindur Uashingtonin të heqë dorë nga ideja e zgjidhjes së konfliktit që zgjat tashmë më shumë se tre vjet e gjysmë.

“Shpresojmë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mbetet sinqerisht i përkushtuar për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe do të mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të zhvilluara në samitin e Anchorage, të cilat bazoheshin në propozimet amerikane”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Kalimi i Rafasë rihapet me kufizime, mijëra palestinezë presin ende evakuim mjekësor urgjent

Kalimi i Rafasë rihapet me kufizime, mijëra palestinezë presin ende evakuim mjekësor urgjent

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Serbia kryeson shpenzimet për mbrojtje në rajon për vitin 2026

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

Emisioni “Ditari” 02.02.2026

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

“Më ka zhveshur”, ish-të burgosurat e keqtrajtuara ballafaqohen me serben, ish-gardiane

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Mbi 4 mijë vende pune pritet të krijohen në Bullgari

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Ambasadori suedez: Integrimi i arsimit e shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës përmes dialogut të Brukselit

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë, një fëmijë 3-vjeçar në mesin e të vrarëve

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Cher shpall gabimisht këngëtarin e ndjerë si fitues të Grammy-t

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën