TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia dhe tentativa e saj për të infiltruar në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eksperti i sigurisë: Policëve duhet t’u rriten pagat, janë të lënë anash nga shteti

                                                        Shkruan: Drizan Shala

Rusia është duke financuar institucionet ilegale serbe në Kosovë. Këtë e ka bërë publike vetë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, gjatë një takimi me drejtorët e institucioneve shëndetësore ilegale serbe nga Kosova, të mbajtur në Beograd.

Nëse i referohemi veprimeve që janë ndërmarr nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës, të cilat kanë identifikuar persona të cilët punojnë në kuadër të misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe Bosnjë, ku nga verifikimi kanë rezultuar që janë oficerë të inteligjencës ushtarake ruse të GRU-së që shërbenin në Kosovë dhe BeH, Andrei Nikolayevich Antonov, Mikhail Krasnoshchekov, Alexander Kasatkin, Vyacheslav Gannenko, Olga Mokrova, Igor Kulga.

Pra, aktiviteti i oficerëve GRU nuk është që do të ndalen. Nëse i referohemi një rasti të ditëve të fundit që ka ndodhur në veri të vendit, ku dy qytetarë francez me veturë të marrë me qira në Mal të Zi, me tabela ruse kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve alternative të kontrabandës dhe janë vërejtur nga zyrtarët policorë të cilët kanë ndërmarr gjitha veprimet operacionale.

Është interesant faktet nga rasti i fundit që ka ndodhur:

1. Veturë me qira nga Mali i Zi

2. Shtetas francez

3. Hyrja në territor të Kosovës në rrugët ilegale

4. Hyrja nga territori i Serbisë

Duke ditur institucionet e sigurisë dhe inteligjencës të Kosovës peshën që ka territori në veri janë të mobilizuar që ta monitorojnë çfarëdo aktiviteti të mundshëm nga çfarëdo strukture e cila mund të cenojë sigurinë e vendit.

Sepse është e natyrshme që aktivitete të tilla nga këto struktura të kemi në vazhdimësi, sepse dihet që Kosova ka marrë një mori veprime të cilat ndërlidhen me luftën kundër krimit dhe kontrabandës në veri, largimin e targave të akronimeve të qyteteve të Kosovës të cilat janë të prodhuara në Serbi, nga përdorimi në Kosovë.

Nëse bazohemi edhe në deklarimin e presidentit të Serbisë, i cili ndër tjerash potencon që dialogu si proces ka vdekur, në këto rrethana atëherë mund të nënkuptohet që strukturat paralele serbe të mbështetura nga Serbia/Rusia dhe strukturat e sigurisë janë duke tentuar në vazhdimësi që nga trazirat e marsit 2004 që të krijojnë tensione ndëretnike në vend duke paraqitur një situatë jo reale dhe në favor të propagandës serbe/ruse dhe kështu të ndryshojë rrjedha në terren dhe të kenë një argument shtesë në procesin e dialogut.

Serbia do tentojë që të angazhohet në dy drejtime të cilat janë:

a. Fuqizim dhe aktivizim gjithë mekanizmit të sigurisë të Serbisë në veri të vendit përmes ndihmës edhe të strukturave ruse duke prodhuar tensione si dhe krizë humanitare si argument për të vepruar lirshëm atje.

b. Angazhimin politik ndërkombëtar përmes Kinës edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB duke shfrytëzuar këtë të fundit si avokat të saj, si rezultat i humbjes së peshës ruse në këtë institucion.

Kosova është e përgatitur, ka kapacitete të nevojshme për të parandaluar çfarëdo veprimi kriminal nga këto struktura paralele – shtetërore të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Live /Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

Live /Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Bekë Berisha në Prishtinë

Voton Bekë Berisha në Prishtinë

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Faton Peci pas votimit: Sot një ditë e madhe për Kosovën

Faton Peci pas votimit: Sot një ditë e madhe për Kosovën

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën