Kampioni rumun, FCSB, pritet të jetë pa njërin prej mbrojtësve kryesor të skuadrës në ndeshjen kthyese ndaj Dritës.
Të enjten e kaluar në Bukuresht, FCSB-ja e fitoi 3:2 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj kampiones së Kosovës, Dritës.
Ndeshja kthyese ndërmjet Dritës dhe FCSB luhet këtë të enjte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mediumet rumune, raportojnë se mbrojtësi i krahut të majtë, Risto Radunoviq, me shumë gjasa nuk do të paraqitet ndaj skuadrës gjilanase për shkak të lëndimit.
Megjithatë, ekipit rumun për duelin e dytë i kthehen nga suspendimi Darius Olaru dhe Juri Cisotti të cilët munguan në duelin e parë.