TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rumania “treni” i fundit për një biletë në Evropian, Kosova në kërkimin e fitores së parë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rumania “treni” i fundit për një biletë në Evropian, Kosova në kërkimin e fitores së parë

Kosova arriti një barazim në përballjen me Zvicrën me rezultat 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ambient që ishte spektakolar në të gjitha drejtimet.

Dy lojtarët me prejardhje nga Kosova: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u duartrokitën dhe u respektuan nga publiku, ndërkohë që të dy ishin të emocionuar dhe të lumtur që patën mundësi të luanin në vendin e origjinës. Edhe pse me fanellë tjetër.

Edhe te Kosova kishte disa futbollistë të cilët kanë lindur në Zvicër, siç është portieri Aro Muric, Fidan Aliti apo Florent Hadergjonaj. Dhe kjo padyshim bënte që ndeshja të mos ishte e zakonshme.

Sidoqoftë, Kosova, marrë parasysh momentin që po kalonin, bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke luajtur si e barabartë me kundërshtarin më të fortë në grupin I. Edhe pse dy herë ne disavantazh, futbollistët e Kosovës arritën që në dy raste të reagojnë shumë mirë. Duke marrë një pikë që mund të shërbejë për vetbesimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i ri, Primoz Gliha vuri menjëherë dorën e tij në skuadër duke vendosur një formacion 4-4-2, me dyshen e sulmit Muriqi dhe Rashica. Ndërsa befasoi me inkuadrimin nga minuta e parë të Bernard Berishës.

Për më tepër, slloveni u pa shumë aktiv duke komunikuar me lojtarët, diçka që nuk kishte ndodhur aq shumë nën drejtimin e ish-trajnerit Alain Giresse. Mënyra se si Kosova u ballafaqua me Zvicrën, tregoi se shpirti i skuadrës është ende aty.

Kualiteti, gjithashtu, por duhet punuar më shumë, sidomos në aspektin mbrojtës, ku Kosova po pëson vazhdimisht. Ndër gjërat pozitive nga ndeshja e së shtunës ishte padyshim edhe debutimi i Meriton Korenicës, i cili e shpërbleu besimin e trajnerit duke dhuruar një super asist për golin e dytë të Vedat Muriqit.

Dardanët kanë zhvilluar 5 ndeshje në grup dhe janë ende pa fitore. 4 barazime dhe një disfatë në këtë periudhë që mund të konsiderohet si më e keqja që nga kualifikueset e Botërorit Rusi 2018.

Ndeshja e ardhshme ndaj Rumanisë është vendimtare në ecurinë e kualifikimeve. Pasi me një fitore eventuale në Bukuresht, Kosova do të mbetej në garë për të shkuar në Euro 2024.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën