Real Madridi ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së kthimit ndaj Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Spanjës.
Qendërmbrojtësi Antonio Ruediger do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për këtë ndeshje pasi është rikuperuar nga lëndimi, i cili e mbajti jashtë duelit të fundit me Real Valladolidin.
Gjermani është stërvitur të martën më pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të jetë titullar përballë Barcelonës, ndeshje kjo që luhet të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”.
Barcelona është në epërsi prej ndeshjes së parë, të cilën e ka fituar me rezultatin 1:0 në Madrid.
Ruediger 30-vjeçar iu bashkua Realit para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë dhe deri më tani ka regjistruar 38 paraqitje, ku ka realizuar edhe dy gola.











