TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së.

Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.

Ish diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish krerëve të UÇK-së.

“Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Ishte e qartë se Thaçi si një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Dëshmova për tre ditë, por më duhet të them gjyqtarët më parashtronin pyetje që dukeshin shumë të anëshme. Prokurorët duhet ta ndërtojnë rastin, mbrojtja ndërton rastin, gjyqtarët supozohet të mbledhin provat që të ulen dhe të marrin vendimin, por nga pyetjet që mora nga disa gjyqëtar kisha ndjenjën se ata tashmë vetëm kishin vendosur”, tha Rubin.

Rubin tha se Gjykata në Hagë duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së.

“Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj SHBA dhe Europa duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem. Nuk ka arsye pse Ballkani të ketë rrezikun që lufta të fillojë përsëri, ky është problem që mund të zgjidhet me përkrahje të liderëve ndërkombëtarë”, tha tutje Rubin.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.

Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Tags: deshmitarHagëHashim ThaciJames RubinTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Takohen Haxhiu e Peleshi

Takohen Haxhiu e Peleshi

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Mbyllet sistemi i pagesave për kontratat kolektivie, Komuna e Vitisë dëmtohet me afro 800 mijë euro

Sulmohet një person zyrtar në Viti

Shembet rruga në një nga pikat më strategjike të truizmit në Elbasan

Shembet rruga në një nga pikat më strategjike të truizmit në Elbasan

Kuvajti: Disa avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar, ekuipazhet kanë mbijetuar

Kuvajti: Disa avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar, ekuipazhet kanë mbijetuar

Takohen Haxhiu e Peleshi

Takohen Haxhiu e Peleshi

Çmimet e naftës rriten pasi sulmi ndaj Iranit kërcënon Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës rriten pasi sulmi ndaj Iranit kërcënon Ngushticën e Hormuzit

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Mbyllet sistemi i pagesave për kontratat kolektivie, Komuna e Vitisë dëmtohet me afro 800 mijë euro

Sulmohet një person zyrtar në Viti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën