TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RTK-ja dënohet me 3 mijë euro gjobë për degradimin e kryesindikalistit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
RTK-ja dënohet me 3 mijë euro gjobë për degradimin e kryesindikalistit

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), është gjobitur me tre mijë euro nga Inspektorati i Punës, për degradimin e paligjshëm të kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha.

“Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshëm të kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas vendimit të Inspektoratit RTK-ja obligohet që në afat prej tetë ditësh ta paguajë këtë dënim, në të kundërtën thuhet se do të iniciohet procedurë përmbarimore.

“SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit për ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër është e shqetësuar për dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të menaxhmentit”, thuhet tutje në njoftim.

Sindikata ka kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta thërras në përgjegjësi menaxhmentin, për dëmin material dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve të RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit të RTK-së.

“Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me Kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnë dhe të kërkojnë që përgjegjësit për veprimet e paligjshme të japin llogari. Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë”, thuhet në njoftim.

Tags: Fadil HoxhaGjobeRTK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën