TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

Ky vit dhe ai i ardhshmi u paralajmëruan si sfidues sa i përket energjisë elektrike. Sipas ministres në detyrë të ekonomisë, kjo vjen si pasojë e realizimit të investimeve në KEK. Mirëpo, paralajmërimet e saj po kritikohen, duke u parë si mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
0 0
A A

Faturën të enjten e vendosën para Ministrisë së Ekonomisë.

Në të paraqitën shpenzimet mujore të një familje katër anëtarësh në Kosovë.

Të ardhurat mujore, u caktuan 1 mijë euro.

Por, në fund shpenzimet mujore, dolën 85 euro më shumë.

Në këtë formë, rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, të enjten zhvilloi një aksion simbolik.

Krejt kjo për ta kundërshtuar një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike.

“Një familje në Kosovë, me 1000 euro të ardhura mujore, ka 1085 euro shpenzime bazike. Pa luks, pa pushime, pa kursime. Vetëm bukë, vetëm rrymë, vetëm ngrohje, vetëm qira, ilaçe dhe shkollë për fëmijët. Minus 85 euro çdo muaj. Çdo muaj fillon me borxhe. Çdo muaj mbyllet me frikë”, ka thënë Syla.

E për këtë çështje, të mërkurën foli edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kjo e fundit tha se pa publikimin e raportit të ZRrE-së, nuk mund të deklarohet.

Por, deri në përmirësimin e situatës me energji elektrike, duhet sakrificë.
“Kjo do të thotë që për këto vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshëm ne do të kalojmë një periudhë sfiduese, sepse blloqet duhet të ndalen, është e domosdoshme të ndalen për një kohë për disa muaj, në mënyrë që investimet të realizohen. Kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë ne, për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Është investimi i parë serioz që po bëhet në KEK pas 40 viteve”, u shpreh Rizvanolli.

Por, njohësit e çështjeve të energjetikës, thonë se deklarimet e tilla shpërfaqin mungesën e përgjegjësisë.

“Deklarata të tilla tregojnë papërgjegjësi dhe mungesë të llogaridhënies për gjendjen kaotike të sistemit elektroenegjetik, të cilat do të çojnë në fatura më të larta për qytetarët, në mungesë stabile të furnizimit me energji elektrike, në humbje të konkurruncës mes biznesve, dhe në fund varfërim të qyetarëve.”, ka thënë Haxhimusa.

Në lidhje me këtë çështje, duarkryq nuk pritet të qëndrojë zyra e presidencës.

“Në rast se do të ketë ndryshime apo rritje të tarifave, qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë në çdo rast kur çështja e rritjes së çmimeve ka qenë në diskutim. Në momentin që hapet thirrja për komente, do t’i dorëzojmë komentet tona si edhe vitet e kaluara, duke u udhëhequr nga interesi publik”,kanë njoftuar nga Zyra e Presidencës.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani kishte kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës për 16% vitin e kaluar, por që nga ZRRE nuk u mor parasysh.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Paraburgim për çiftin nga Lipjani për moskujdes ndaj fëmijës së tyre

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Një muaj paraburgimi të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Sadio Mane godet CAF-in: “Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, ka shumë korrupsion”

Sadio Mane godet CAF-in: “Ky nuk është futbolli për të cilin luftojmë, ka shumë korrupsion”

Paraburgim për çiftin nga Lipjani për moskujdes ndaj fëmijës së tyre

Tri ndeshje të Superligës luhen sot nga ora 13:00, vëmendja te Llapi – Gjilani

Tri ndeshje të Superligës luhen sot nga ora 13:00, vëmendja te Llapi – Gjilani

Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon sonte me katër super ndeshje

Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon sonte me katër super ndeshje

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në rrugën Kullë-Rozhajë

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Një muaj paraburgimi të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën